-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Afrini është një mesazh për SHBA-të”

Më të lexuarat

Ish ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel thotë se Turqia me operacionin “Dega e Ullirit” i ka përcjellë SHBA-ve mesazhin se edhe ajo është arbitre në rajon dhe se nuk do të lejojë ndonjë strukturim nën kontrollin e kurdëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gabriel, në një artikull të shkruar për gazetën “Der Tagesspiegel” me titullin “Turqia dhe Perëndimi pas Afrinit, Afrini është një mesazh për SHBA-të”, ka thënë se Turqia i ka dërguar njësitë tokësore në Siri për t’ia përçuar SHBA-ve këtë mesazh dhe se ka realizuar njërin prej operacioneve më të mëdha ajrore të historisë së vet me rreth gjysmën e forcave të saj ajrore.

“Turqia është e gatshme të paguajë një çmim të lartë për operacionin e zhvilluar ndaj rajoneve kurde në Siri. Tanimë të mos lidhet më në Perëndim”, thotë ish-ministri i Jashtëm gjerman.

Ai thekson se “Ndërhyrja ushtarake ndaj Afrinit është një mesazh i hapur ndaj SHBA-ve. Pas luftës në Siri rendi nuk duhet të realizohet pa miratimin e Turqisë dhe nga pala e Turqisë nuk është e pranueshme në asnjë mënyrë një strukturim që do të krijohet nën kontrollin kurd”.

Gabriel tha se YPG dhe PYD ashtu si në SHBA edhe në shtetet e Evropës nuk po ndalohen si organizata terroriste por që Turqia dhe një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë e ndajnë mendimin se kjo ndarje mes organizatës terroriste PKK dhe YPG/PKK është krijuar në mënyrë artificiale.

Duke nënvizuar se marrëdhënia mes PKK-së dhe YPG-së nuk është e përafërt vetëm nga aspekti ideologjik dhe simbolik, Gabriel thotë se “Duhet të supozohet se YPG dhe PYD ndodhet nën kryesimin strategjik të PKK-së, por ata kanë një nivel relativisht të lartë për operacion”.

Gabriel thotë se SHBA-të kanë provokuar Turqinë duke lejuar një strukturim kurd në veri të Sirisë, duke e armatosur YPG dhe PYD-në në luftën kundër organizatës terroriste DEASH. Ai shton se nuk është e mundur që Turqia të pranojë një gjendje të tillë dhe që për këtë arsye do të vazhdojë edhe ndërhyrja e saj ushtarake.

Ai potencon se Turqia nuk dëshiron që të jetë e varur nga Perëndimi dhe për këtë arsye nuk frikësohet nga rezultatet e mundshme gjeopolitike të një krize të mundshme me SHBA-të.

Sipas tij, SHBA-të konfliktin me Turqinë ose e shohin si të mundshëm për t’u kontrolluar, ose e injorojnë rëndësinë gjeostrategjike të Turqisë. “Parashikimi i parë mund të jetë i gabuar. Ndërsa parashikimi i dytë do të lind rezultate katastrofale, sidomos për ne evropianët”, shton ai.

Gabriel po ashtu tha se të gjitha shtetet e Evropës duhet të zhvillojnë një strategji të re në çështjen e marrëdhënieve me Turqinë, në mënyrë që të mos përjetohen rezultatet jo të mira.

Ish-ministri gjerman tha se përkundër disa kritikave kundër Turqisë, duhet treguar më shumë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve me këtë shtet. Ai thotë se problemet nuk mund të zgjidhen me sanksione jo të suksseshme si ato ndaj Rusisë, duke shtuar se as Turqia nuk shqetësohet për këtë çështje.

Gabriel po ashtu shton se shqetësimet e Turqisë për PKK-në nuk janë të pavend dhe se kjo organizatë është ndaluar edhe në Gjermani për shkak të shantazheve dhe kontrabandimit të armëve dhe drogës.

Ai thotë se pas përfundimit të operacionit ushtarak në Siri, me Turqinë, si një anëtar i NATO-s mund të bëhet një bashkëpunimin më i ngushtë.

Duke cekur se afrimi me Turqinë është një rrugë e vështirë nga e cila nuk duhet hequr dorë, Gabriel thotë se duhet të përparohet në këtë drejtim edhe pse nuk ka ndonjë garanci se përpjekjet për afrim do të jenë të suksesshme.

“Rruga e veçantë e cila do të ndiqet nga Turqia, largimi nga Perëndimi, Evropa dhe NATO bëhet një rrezik shumë më i madh për ne dhe për qytetarët të cilët jetojnë në Turqi”, thotë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit