-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Afrim Gashi është kryetari fiktiv i Lëvizjes Besa

Më të lexuarat

Selia kryesore e Lëvizjes Besa ka njoftuar opinion e gjer për kongresin e saj më 24 shkurt, por njerëz jo kompetent kanë vendosur që këtë të bëjë më herët. Afrim Gashi, deputet nga radhët e Lëvizjes Besa, por i përjashtuar nga të gjitha funksionet nga kryetari aktual me dokumente i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është zgjedhur nga një kongres fiktiv, i organizuar nga krahu puçistë për të treguar se sa të fort janë. Ata kanë mbledhur disa delegatë, por problemi qëndron se ata njerëz kompetent për të zgjedhur kryetarin.
Ata që po merren me organizmin e kongresit në Lëvizjen Besa e quajnë atë takim mbledhje e shoqatave, për të caktuar një person si përfaqësues të tyre. Sipas tyre të gjitha këto shoqata janë të kontrolluara nga jashtë dhe nga një person i vetëm.

 

Nëse do të ishte diçka serioze, atëherë nuk do të ndaleshin së uruari nga partitë tjera dhe njerëz serioz, por urimi i tyre erdhi vetëm nga shokët e vet që ka Afrim Gashi në TvShenja.
Ajo që po ndodh në Lëvizjen Besa është se dikush për interes të vet dhe të klanit të tij sakrifikon një Lëvizje, djeg një kartë të rëndësishme të Shqiptarëve të Maqedonisë dhe normalisht e ul autoritetin e Lëvizjes Besa. Ky grup do të vazhdojë të nxisë kësi lloj mashtrimi medial, por e vërteta del në shesh më 24 shkurt.

 

Kongresi i Lëvizjes Besa me 24 Shkurt do të tregojë edhe njëherë se kush është Lëvizja Besa, ndërsa grupi i pakënaqur do ta kuptojnë gabimin e tyre. Afrim Gashi do të vazhdojë me iluzionin e tij si kryetar i Lëvizjes Besa, por edhe ai e di mirë se kjo është një mashtrim, që me këtë ai u hedh dhe në sy të tjerëve për të mos kujtuar gabimin që kanë bërë. Lëvizja Besa do të vazhdojë me kongresin e saj me 24 Shkurt, aty do të zgjidhet kryetari legjitim, që mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Do të vazhdojnë këto turbullira, derisa një ditë do ta kuptoni edhe vet se sa gabim keni qenë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit