5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Afrikë Qendrore: Turqia apelon për ndaljen e dhunës ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

Turqia nuk ka ndërmend të heshtë përballë zhvillimeve në Republikën e Afrikës Qendrore, ku myslimanët po bëhen pre e një dhune të pabesueshme.

Ambasadori Hulusi Këllëç, përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Turqisë Abdullah Gyl për Afrikën Qendrore, gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në këtë vend, shprehu shqetësimin e Ankarasë veçanërisht për çështje si dhuna ndaj popullatës myslimane dhe prishja e kulteve të tyre fetare, ndërsa shpalosi pritmën për ndërprerjen e dhunës në mënyrë urgjente.

Ndërsa autoriteteve të këtij vendi përfaqësuesi special i Presidentit Gyl u përcolli mesazhin: “Turqia i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit kombëtar të Republikës së Afrikës Qendrore.”

Ambasadori Këllëç do t’i raportojë Pallatit Çankaja dhe qeverisë për nevojat dhe urgjencat humanitare në Republikën e Afrikës Qendrore, ku ai bëri inspektime personalisht në datat 24-25 shkurt.

Turqia ka në plan të përshpejtojë fillimisht ndihmat për refugjatët dhe të internuarit, që aktualisht jetojnë nëpër kampe./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit