0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Afrikë, 91 milionë të sëmurë në një vit për shkak të ushqimit të pasigurt

Më të lexuarat

Zv/kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Thomas Kwesi Quartey, ka bërë të ditur se në Afrikë rreth 91 milionë njerëz sëmuren çdo vit për shkak të konsumimit të ushqimeve të pasigurta.

Quartey foli në selinë e Unionit Afrikan në shënimin e Ditës botërore të sigurisë ushqimore, që shënohet për herë të parë në nivel kontinental.

“Koha është që siguria ushqimore është bërë prioritet në Afrikë”, tha Quartey në një ngjarje të ‘Dialogut të Politikave Publike’ që u organizua për të përkujtuar këtë ditë.

Ngjarja mblodhi ambasadorë, udhëheqës të Unionit Afrikan, stafin e Komisionit të Unionit Afrikan dhe përfaqësues të organizatave partnere.

Sipas Quartey, dhjetëra mijëra njerëz vdesin në Afrikë çdo vit për shkak të konsumit të ushqimit të pasigurt.

Ambasadori egjiptian në Unionin Afrikan, Osama Mohamed Abdelkhalek, theksoi se një e katërta e vdekjeve globale për shkak të konsumimit të ushqimeve të pasigurta ndodh në Afrikë.

Numri i vdekjeve, sipas ambasadorit egjiptian, arrin deri në 137 mijë në vit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 600 milionë, pothuajse 1 në 10 njerëz në botë, sëmuren pasi konsumojnë ushqime të kontaminuara dhe 420 mijë vdesin çdo vit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit