3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Afrika ‘noton’ mbi ujë

Më të lexuarat

Zonat më të thata të kontinentit të Afrikës, përfshirë edhe shkretëtirën e Saharasë, qëndrojnë mbi ujë. Kështu mund të thuhet pas publikimit të rezultateve të një studimi, që tregon se kontinenti afrikan ka nën sipërfaqe rreth 100 herë më shumë ujë se sa mbi tokë. Që të shprehemi ndryshe kaq aq ujë sa ta mbulojë Afrikën me një thellësi prej 75 metrash.

Studimi është publikuar në Environment Research Letters, shoqëruar me një hartë të rezervave ujore nëntokësore të kontinetit të thatë ku 300 milionë njerëz nuk kanë akses të sigurt të ujit të pijshëm dhe vetëm 5% e tokës së punueshme është nën ujitje.

Ekipi britanik, që ka kryer studimin, siç transmeton BW njoftimet, thotë se shumë nga basenet nëntokësore të ujit janë krijuar që nga koha e ndryshimeve klimaterike që e kthyen në shkretëtire një pjesë të Afrikës. Domethënë në këto basene ruhet ujë i grumbulluar aty para 5 mijë vjetësh.

Këto basene janë të varrosura nën shtresa rëre dhe basenet më të mëdha ndodhen pikërisht në shkretëtirë, në territoret e Libisë, Algjerisë, Egjipt dhe Sudan.

Por shqetësimi i madh që shprehin vetë shkencëtarët që kanë bërë zbulimin është si do të jetë menaxhimi i këtyre burimeve.

Ata janë skeptikë në lidhje me proçesin e shpimit pasi thonë se shpimet ansjëherë nuk duhet të nisin pa e kuptuar qartë natyrën e çdo baseni nëntokësor.

Problem është dhe financimi. Në veri të Nigerisë ka pasur projekte të ujitjes nëntokësore që kanë dështuar për shkak të kostos në rritje të karburantit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit