1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Afganja u detyrua të martohej me dhunuesin e saj

Më të lexuarat

Një grua afgane e cila ishte e detyruar të martohej me dhunuesin e saj dhe ta lindte fëmijën e tij, tregon sesi kishte hequr dorë nga të gjitha shpresat dhe ëndrrat e saj, me të vetmin qëllim që bijës së saj, fryt i dhunimit, t’ia ofronte një “jetë normale”.
E njohur vetëm me emrin Gulnaz, gruaja nga Kabuli kishte vetëm 16 vjet kur kishte mbetur shtatzënë me dhunuesin e saj, Asadullah, i cili ka edhe një grua tjetër, kushërirën e Gulnazit.
Edhe pse ajo mbeti shtatzënë për shkak të dhunimit, vëllezërit nuk e lanë Gulnazin që të kthehej te familja e turpëruar, derisa një gjykatë në Kabul e dënoi atë me dy vjet burg, për shkak të “marrëdhënieve jashtëmartesore me dhunë”, por më pas ia ulën dënimin në vetëm 12 muaj. Mënyra e vetme për ta ulur dënimin ishte që të martohej me Asadullahun, gjë që ajo edhe bëri në fillim të vitit 2013.

Shtatzënë në fëmijën e tretë

Tani ajo është shtatzënë me fëmijën e tretë, por insiston se kishte pranuar të martohej me dhunuesin vetëm që vajzës më të madhe, t’ia mundësonte një jetë normale në shoqërinë konservatore të kryeqytetit afgan. “Nuk doja t’ia shkatërroja jetën bijës sime, apo të mbetesha e pambrojtur, prandaj pranova që të martohesha me të”, thotë ajo.
“Ne jemi njerëz tradicionalë. Kur na del emri i zi, ne preferojmë më shumë që të vdesim, sesa të jetojmë me atë emër të keq në shoqëri”. Asadullah – i cili ishte burgosur për shkak të dhunimit, por më pas i ishe zvogëluar dënimi – nuk manifeston asnjë shenjë pendimi.
Ai insiston se, duke pranuar që të martohej me të, ai në fakt e kishte “shpëtuar” Gulnazin. “Sikur të mos e kisha martuar atë sipas traditave tona, ajo nuk do të mund të kthehej në shoqëri, për të jetuar”, thotë ai. Ai tregon se vëllezërit nuk donin ta merrnin atë, por tani, pasi që është martuar, Gulnaz nuk e ka asnjërin nga këto probleme.

E kishte lindur vajzë në burg

Asadullah vazhdon që të jetë i martuar edhe me gruan e tij të parë, kushërirën e parë të Gulnazit, me të cilën ka pesë fëmijë.
Gjithsej shtatë fëmijë dhe tre të rritur jetojnë nën të njëjtin kulm. Pas sulmit brutal kundër saj, Gulnaz ishte shpallur nga gjykata “fajtore për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore me dhunë”. Ajo në fillim ishte dënuar me dy vjet burg, por më pas dënimi i ishte rritur në 12 vjet. Më pas, i kishin thënë se, po të martohej me dhunuesin e saj. Më pas këtë obligim ia hoqën. Gulnaz e kishte lindur vajzën e saj të parë në burgun e grave në Badam Bagh, para se presidenti Hamid Karzai ta ndërmerrte hapin e jashtëzakonshëm duke e liruar atë në dhjetor të vitit 2011.
Pasi që doli nga burgu, Gulnaz u ballafaqua me një jetë të izoluar nga shoqëria dhe me varfëri, meqë nënat pa burra izolohen nga të tjerët, bile edhe nga familjarët, duke u shndërruar në raste sociale. Edhe pse më ligjërisht nuk ishte e obliguar që të martohej me dhunuesin e saj,
Gulnaz vendosi ta bënte një gjë të tillë, me qëllim të bijës së saj t’ia ofronte një jetë sa më normale./KosovaSot
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit