4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Afganistani mirëpret lirimin e 8 talebanëve nga burgjet e Pakistanit

Më të lexuarat

Negociatorët afganë për paqe kanë përshëndetur lirimin e tetë të burgosurve talebanë që ishin mbajtur në burgjet e Pakistanit.

Ismail Qasimyar, kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare i Këshillit të Lartë të Paqes së Afganistanit, tha të martën se lirimi është “një hap praktik në drejtimin e duhur”.

Ish-ministri taleban i drejtësisë Nooruddin Turabi është në mesin e tetë të liruarve nga Islamabadi, veprim ky i bërë pas ankesave nga Kabuli.

Zyrtarët afganë besojnë se udhëheqësit talebanë të liruar nga burgjet pakistaneze mund të ndihmojnë që militantët të ulën në një tryezë të bisedimeve./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit