3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Afganistani i transferon Turqisë menaxhimin e shkollave të FETO-s

Më të lexuarat

Afganistani bëri të ditur se do t’i transferojë Fondacionit Maarif të Republikës së Turqisë menaxhimin e të gjitha shkollave, që organizata terroriste gulensite (FETO) ka në vend…

 

Afganistani bëri të ditur se do t’i transferojë Fondacionit Maarif të Republikës së Turqisë menaxhimin e të gjitha shkollave, që organizata terroriste gulensite (FETO) ka në vend…

05.03.2017 ~ 06.03.2017
Previous
afganistan1.jpgafganistan.jpgafganistan1.jpgafganistan.jpg
Next1
2
Afganistani bëri të ditur se do t’i transferojë Fondacionit Maarif të Republikës së Turqisë menaxhimin e të gjitha shkollave, që organizata terroriste gulensite (FETO) ka në vend.

Pak kohë më parë, Kabuli zyrtar kishte ngritur një komision të posaçëm për t’i transferuar Fondacionit Maarif të Turqisë menaxhimin e të gjitha shkollave të FETO-s në Afganistan.

Të shtunën, komisioni në fjalë organizoi në kryeqytetin afgan një konferencë shtypi në lidhje me këtë çështje.

Zv/ministri afgan i Arsimit, Shafiq Samim, deklaroi se qeveria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së një vendi mik si Turqia.

“Asnjë nga 14 institucionet arsimore nuk do të mbyllet dhe mësimi nuk do të ndërpritet gjatë procesit të transferimit të shkollave të FETO-s”, theksoi zv/ministri Samim.

Në Afganistan, shkollat e FETO-s ushtrojnë aktivitet prej gati 22 vitesh dhe në to ka rreth 8 mijë nxënës e studentë afganë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit