Një raketë drejtuar një bazeje amerikane në Afganistan ka dëmtuar avionin e ushtarakut më të lartë amerikan që ndodhej për një vizitë atje.
Gjenerali Martin Dempsey, kryetar i Shtabit të Përgjithshëm, nuk ishte pranë avionit në momentin e goditjes, por dy mirëmbajtës të mjetit mbetën të plagosur lehtë.
Sulmi ndodhi në orët e vona të së hënës, në bazën ajrore të bagramit. Gjenerali ndodhej në Afganistan për të diskutuar mbi rritjen e sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s nga personeli i forcave afgane të sigurisë.
Një zëdhënës i NATO-s ka deklaruar ndërkohë se gjenerali Dempsey ka lënë Afganistanin mëngjesin e së martës duke përdorur një avion tjetër.
Së fundmi ka pasur sulme të shumta të ndaj bazës ajrore të fortifikuar, që ndodhet rreth 50 kilometra në veri të Kabulit./tch/kohaislame