6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Afganistan: Spiuni i plagosur – në spitalin amerikan

Më të lexuarat

Raportohet se shefi i spiunëve të Afganistanit, Asadullah Khalid, i cili u plagos dje nga një sulm vetëvrasës, është në gjendje stabile shëndetësore.

Një zëdhënës i Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, tha se Khalid tash po trajtohet në një spital amerikan në bazën Bagram, 60 kilometra në veri të Kabulit.

Ai ishte plagosur nga një sulm vetëvrasës në një motel që drejtohet nga shërbimi i inteligjencës ose Drejtoria për Siguri Kombëtare.

Gazetarët e kishin marrë një informacion nëpërmjet postës elektronike, që thuhet se ishte nga zëdhënësi i talibanëve, me të cilin talibanët e merrnin përgjegjësinë për këtë sulm.

Khalidi së pari ishte trajtuar në spitalin e udhëhequr nga Drejtoria për Siguri Kombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit