Një person i armatosur afgan, me uniformë të forcave kombëtare të sigurisë, i ka vrarë tre pjesëtarë të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, në pjesën lindore të Afganistanit.
Kjo forcë e ka konfirmuar vrasjen në rrjetin Twitter, por nuk ka treguar saktësisht se kur kishte ndodhur vrasja dhe se nga cili vend ishin ushtarët e vrarë.
Incidenti në fjalë nuk dihet nëse personi ishte ushtar i vërtet apo i maskuar si pjesëtarë i ushtrisë ose i forcave të sigurisë afgane. Raste në të cilët kanë shtënë kundër trupave të NATO-s, kanë ndodhur edhe më parë.
Ka pasur edhe raste kur trupat e rregullta qeveritare i kanë kthyer armët kundër ushtarëve të jashtëm, në atë që ishte cilësuar si “sulme të brendshme”, veçanërisht në rrethana kur nga ushtarët e Aleancës Perëndimore shkaktohen masakra në civil apo nënçmime dhe ofendime morale apo abuzime të tjera qoftë ndaj popullatës civile apo ndaj kolegëve të tyre afgan, situatat e tilla e rrisin irritimin e përgjithsëm.
Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë po zhvillon hetime për këto vrasje, së bashku me zyrtarët afganë./rel/kohaislame.com