-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Afganistan: Nisin Hetimet për keqtrajtimet në burgje

Më të lexuarat

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka caktuar një ekip për të hetuar pretendimet e bëra nga Kombet e Bashkuara ku thuhet se të burgosurit në burgjet e qeverisë janë duke u torturuar dhe abuzuar.

Zyra e presidentit me anë të një deklarate të lëshuar të martën kanë thënë se delegacioni do të bëjë “ një hetim të plotë për pretendimet e torturës, keqtrajtimit, kërcënimeve me vdekje dhe abuzimit seksual” në vende e paraburgimit.

Në komunikatë thuhet se delegacioni duhet të raportojë te presidenti Karzai brenda 2 jave “ që të kenë mundësi të ndërmerrën masat e duhura”.

Në një raport të lëshuar të shtunën, Misioni i OKB-së për Asistencë në Afganistan (UNAMA) ka thënë se “tortura vazhdon dhe mbetet një shqetësim serioz në shumë vende të paraburgimit në të gjithë Afganistanin”.

Në këtë raport thuhet se praktika të tilla do të vazhdojnë, pavarësisht përpjekjeve nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe forcave tjera.

Autoritetet afgane kanë mohuar pretendimet e raportit të OKB-së./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit