Një grup prej dy apo tre talebanesh ka sulmuar mëngjesin e së hënës Departamentin e Trafikut në Kabul duke shkaktuar dy shpërthime të forta.
Sipas gjeneralit Muhamed Zahir, shefi i antikrimit në Kabul, dy talebanë janë vrarë ndërsa një i tretë po i reziston forcave policore afgane.
Për momentin, nga sulmi në bazën e policisë rrugore në Kabul janë plagosur 7 persona (policë dhe zyrtar te sigurise).
Në një komunikatë, zëdhënësi i talebanëve ka bërë të ditur se objektivi i tyre është një qendër përgatitjeje amerikane që ndodhet brenda ambienteve të Departamentit të Trafikut. Komunikata shton se janë të shumtë në numër viktimat nga radhët e forcave të sigurisë.