Pas sulmit të tmerrshëm të talebanëve, në të cilin u vranë 150 ushtarë dhe u plagosën rreth 100 të tjerë, ministri afgan i Sigurisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhanë dorëheqje
KABUL (AA) – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë afgane dhe ministri i Mbrojtjes dhanë dorëheqje, pas sulmit të militantëtve në veri të vendit që la të vrarë 150 ushtarë afganë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga pallati presidencial i Afganistanit, presidenti Mohammad Ashraf Ghani potencoi se pranon dorëheqjet e ministrit të Mbrojtjes, Abdullah Habibi dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit Kadam Shah Shahim.