0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

AFGANISTAN – DËNIM ME VDEKJE PËR VRASËSIN E KATËR USHTARËVE FRANCEZË

Më të lexuarat

Ushtaraku afgan i cili vrau katër trupa franceze më 20 janar të këtij viti, në një bazë ushtarake në Kapisa, në verilindje të Kabulit, u dënua sot me vdekje, njoftoi pak më parë Ministria afgane e Mbrojtjes.

Abdul Sabor, 21 vjeç në momentin e ngjarjes, u dënua nga një gjykatë ushtarake në burgun e Pul-i-Charkit, në afërsi të Kabulit.

Data e ekzekutimit të tij ende nuk është bërë e ditur për mediat.

Vrasja e këtyre katër ushtarëve francezë e shtyu presidentin e atëhershëm, Nicolas Sarkozy, të përshpejtojnte me një vit tërheqjen e francezëve nga Afganistani.TRT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit