1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Afati i ushqimeve në frigorifer dhe friz

Më të lexuarat

Kuptoni se çfarë duhet të hidhni dhe çka mund të ruani në frigorifer pa frikën që do të prishet.

Ushqimin e ngrirë mund ta ruani pa merak sa të dëshironi, por ka mundësi që ta ndryshojë shijen pas afatit të shënuar të skadimit. Më së shumti kujdes kërkojnë produktet e qumështit dhe të mishit, ndërsa produktet në kavanoz nuk do të prishen aq shpejt nëse i mbyllni mirë.

• Supa: 3-4 ditë në frigorifer, 2-3 muaj në friz;

• Mishi i zier: 3-4 ditë në frigorifer, 2-3 muaj në friz;

• Pula e zier: 3-4 ditë në frigorifer, 4 muaj në friz;

• Mishi i pagatuar i qengjit: 3-4 ditë në frigorifer, 6-9 muaj në friz;

• Mishi i pagatuar i pulës: 1-2 ditë në frigorifer, 9 muaj në friz;

Nëse përcaktoheni vetëm për friz, afati i qëndrueshmërisë së disa ushqimeve është si në vijim:

• Buka dhe ëmbëlsirat: 3 muaj;

• Proshuta e zier: 1-2 muaj;

• Gjalpi: 6-9 muaj;

• Bërxolla e pagatuar: 4-6 muaj;

• Bifteku i pagatuar: 6-12 muaj;

• Akullorja: 2 muaj;

• Guaskat:: 3-6 muaj;

• Pemët: 6-12 muaj.

/koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit