Kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD), Yunus Sezer tha se është rritur në 40.642 numri i viktimave në vend nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, raporton Anadolu.
Në një konferencë për media në Qendrën e Menaxhimit të Situatave Emergjente të AFAD, Sezer njoftoi se tërmetet kanë qenë efektivë në 11 qytete dhe në rreth 10 mijë lagje ku dhe deri më tani kanë ndodhur mbi 5.700 pasgoditje.
Ai foli për punimet e kërkim-shpëtimit. “Në punimet e kërkim-shpëtimit që zhvillohen me një ndjeshmëri të madhe, sot sërish jemi përballur me lajme të gëzueshme. Ka pasur qytetarë që janë shpëtuar të gjallë në ditën e 13-të. Kjo na ka gëzuar dhe na ka dhënë shpresë. Fatkeqësisht ka rritje në numrin e qytetarëve tanë që kanë humbur jetën. Deri më sot kanë humbur jetën 40.642 persona”, tha Sezer.
– “Është mobilizuar një personel prej 74 mijë personash”
Sezer theksoi se punimet e kërkim-shpëtimit kanë arritur drejt fundit në masë të madhe.
“Dje në Hatay kryheshin punime të kërkim-shpëtimit deri në rreth 200 ndërtesa. Sot kanë rënë në 98 dhe që nga nesër edhe këtu do të vijmë drejt përfundimit në masë të madhe. Në Kahramanmaraş kanë mbetur 19 ndërtesa. Punimet tona këtu vazhdojnë, përfshirë edhe bllokun e ndërtesave Ebrar. Shpresojmë se do të afrohemi drejt fundit. Punime ka edhe në Adıyaman të cilat vazhdojnë në bllokun Çınar. Që nesër nga mbrëmja punimet e kërkim-shpëtimit do të përfundojnë në masë të madhe. Ndoshta do të vazhdojnë në disa ndërtesa por do të përfundojnë në masë”, tha ai.
Sezer shpjegoi se në Hatay janë mobilizuar 13 mijë personel të kërkim-shpëtimit dhe se në të gjithë territoret është të mobilizuar një personel prej 74 mijë personash.
Ai falënderoi ekipet e kërkim-shpëtimit ndërkombëtar të përbërë prej 11.488 personash të cilët kanë ardhur nga 80 vende me qëllim për mbështetje.
“Po ngrihen qytete të tendave dhe kontejnerëve. Edhe këtu vazhdojnë në mënyrë të shpejtë ndihmat për ushqim, shërbim dhe ndihma të ndryshme”, tha Sezer lidhur me vazhdimin e punimeve të përmirësimit.