1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

‘Aeroplanmbajtësja në tokë’: Çfarë po paralajmëron SHBA në Kosovë?

Më të lexuarat

Para pak ditësh, një politikan gjerman bëri një koment që zgjoi jo pak reagime. Willy Wimmer, politikan i CDU dhe ish-ministër i Mbrojtjes, tha se Kosova si shtet është planifikuar që në fund të viteve ’80.

Sipas tij, qëllimi ka qenë që Kosova të jetë ‘aeroplanmbajtësja e SHBA në tokë’. Dihet që amerikanët kanë vendosur në Kosovë bazën e rëndësishme ushtarake të Bondsteel.

Por pavarësisht se si është interpretuar deklarata e Wimmer, ambasada amerikane në Prishtinë bëri një deklaratë interesante të premten. Ambasada tha se ata vazhdojnë të përkrahin praninë e trupave të saj në Kosovë. Këto komente vijnë pas shqetësimeve të ngritura nga mundësia e largimit të trupave amerikane si ndëshkim për mos heqjen e tarifave ndaj Serbisë, raporton Zëri i Amerikës.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në kampin Bondsteel, që ruan një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë,” tha ambasada, duke theksuar “sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet e tjera të trupave amerikane u nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”.

Kosova po përballet me pikën më të ulët të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të refuzimit të qeverisë për të pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe në mënyrë që t’i hapet rrugë bisedimeve me Serbinë.

Shqetësimet për këtë gjendje u shtuan pas vizitës së zyrtarëve të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Erath dhe Brad Berkley, të cilët për dy ditë me radhë takuan udhëheqësit e Kosovës dhe paralajmëruan masa të reja nëse nuk pezullohen tarifat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit