Adrian Gaxha thotë se pavarësisht angazhimeve të shumta, ai do të arrijë ta agjërojë Ramazanin.
Gjatë një interviste të fundit për radio Shkupin, Gaxha ka thënë se pavarësisht angazhimeve të shtuara këtë verë, qysh sonte ai do të fillojë agjërimin e Ramazanit.
“Kemi disa xhirime këto ditë për disa mediume në Shqipëri, do të jemi të angazhuar shumë por do ia arrijmë të agjërojmë”, tha Adrian Gaxha, transmeton Portalb.