1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Adresa IP

Më të lexuarat

Adresa IP është term që përdoret në informatikë me kuptimin e një numri/adrese të kompjuterit të kyçur në rrjetin kompjuterik (intranet) apo të internetit.
Adresa e telefonit që përdorni në shtëpi ka prefiksin e shtetit, qytetit pastaj te lagjes dhe së fundi vije numri i regjistruar ne qendrën telefonike. Po ashtu edhe për llogaritësit dhe kompjuterët personal vlen një sistem i ngjashëm me atë të shpërndarjes së numrave telefonikë por paksa më kompleksë. Në terminologjinë e internetit, ndryshe nga ajo e telefonit nuk përdoret termi numri i kompjuterit por Adresa IP, pasi që këtu kemi të bëjmë me një numër paksa më kompleks.
Adresa IP përbëhet nga katër shifra (katër bajt ose te shprehur në bit 32) të shkruara në numra decimal prej 0 deri 255. Këto shifra ndahen me një pikë dhe duken si në këtë shembull 148.173.212.6 . Shënimi decimal i adresës IP ndryshe quhet edhe “dotted quad notation”.
Pjesa e parë këtij numri të përbërë cakton numrin e rrjetit, ndërsa pjesa tjetër numrin (Hostnumber) e llogaritësit të lidhur në rrjetë. E ngjashme me numrat e telefonit ku kemi prefiksin e qytetit, i cili i takon një rrjeti. Me të ashtuquajturin “maskim i rrjetit” përcaktohet pjesa e numrit të rrjetit.
Klasifikimi i adresave IP në fillim ishte i thjeshtë dhe nuk kishte shumë nënklasa. Ky lloj klasifikimi i ri radhitet në vitet ´90 pasi që mundësit e klasifikimit fillestar nuk i mbulonin nevojat. Kjo mënyre e re e klasifikimit quhet CIDR (Classless Inter-Domain Routing ). Me “maskimin e rrjetit” shkohet drejt përdorimit të prefiksit i cili mund të ketë vlerat nga 0 deri 32. Numri i shkruar i përgjigjet hyrjes së qytetit tek numrat telefonikë.
Me dhënien e adresave dinamike, shërbyesit e qendrave (Provide) kane mundësi të rrisin numrin e vërtetë të lidhjeve (klientëve). Gjë që me numrat statikë kjo nuk do të ishte e mundshme pa marrë parasysh janë apo nuk janë klientët të kyçur. Në këtë mënyrë zvogëlohet dhënia e pa nevojshme e adresave IP. Në të vërtet numri i adresave statike që mund të lejohet deri në vitin 2004 ishte shfrytëzuar vetëm 50 %, mirëpo parashihet që nevojat për adresat IP do te rriten në të ardhmen. Si alternativ për rritjen e numri të adresave IP merret iniciativa për krijimin e protokollimi të ri të internetit. Ky version IPv6 përdorë adresat IP prej 128 bitëve. Në ndërkohë përdoret paralelë me versionin e tanishem IPv4.

 

Internet Protocol (IP) (shqip: Protokolli i Internetit) është një protokoll i përdorur për komunikim të të dhënave përmes një inter-rrjeti (internetwork) “packet-switched” që përdor TCP/IP-në.
IP është protokolli primar në shtresën e internetit të TCP/IP dhe ka detyrën e dërgimit të datagramve (paketave) protokollare të ndryshme nga burimi tek destinacioni host duke u bazuar vetëm në adresë e tyre. Për këtë qëllim IP-ja definon metodat adresuese dhe strukturat për enkapsulim të datagrameve. Verzioni i parë i rëndësishëm i strukturës adresuese, që sot njihet si Internet Protocol Version 4 (IPv4) është ende protokolli dominues për Internetin, megjithëse pasardhësi, Internet Protocol Version 6 (IPv6) vazhdimisht po hyn në përdorim nëpër botë.

Enkapsulimi i IP

Të dhënat nga një protokoll i shtresës së sipërme enkapsulohen si paketa/datagrame (këto terme janë sinonime në IP). Përgatitja e Qarqeve nuk nevojitet para se një host të mund të dërgojë paketa tek një tjetër host, me të cilin nuk ka komunikuar më parë (një karakteristikë e rrjeteve packet-switched), si rrjedhojë IP është një protokoll connectionless (që nuk ka nevojë të lidhet). Kjo e dallon atë nga rrjetet telefonike, të cilave u nevojitet përgatitje e qerqeve para se të mund të të realizohet thirrja telefonike (protokoll i orientuar kah lidhja, connection-oriented).

Shërbimet e ofruara nga IP

, IP-ja mund të përdoret përmes një rrjeti heterogjen, d.m.th, një rrjet që lidh kompjutera mund të përbëhet nga një kombinim i Ethernet, ATM, FDDI, Wi-Fi, token ring, ose të tjera. Secili implementim i shtresës së linqeve mund të ketë metodën e vetë të adrsimit (ose edhe mungesën e plotë të saj), me një nevojë korresponduese për të zgjidhur IP adresa në të adresa data link. Kjo zgjidhje adresore kryhet nga Address Resolution Protocol (ARP) (protokolli i zgjidhjes së adresave) për IPv4 dhe Neighbor Discovery Protocol (NDP) (protokolli i zbulimit të fqinjëve) për IPv6.

Shembull për Adresa, Rrjetet dhe maskimin e Rrjetave
Adresa IP/Rrjeti Adresa Maskimi Adresat e vërteta Nën-rrjete
0.0.0.0/0 0.0.0.0 gjitha
10.0.0.44/8 10.0.0.44 255.0.0.0 10.0.0.1 deri 10.255.255.254 10.255.255.255
172.16.232.15/16 172.16.232.15 255.255.0.0 172.16.0.0 deri 172.16.255.254 172.16.255.255
172.23.66.111/21 172.23.66.111 255.255.248.0 172.23.64.1 deri 172.23.71.254 172.23.71.255
192.168.0.1/24 192.168.0.1 255.255.255.0 192.168.0.1 deri 192.168.0.254 192.168.0.255
192.168.10.23/32 192.168.10.23 255.255.255.255 192.168.10.23
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit