Një palestinez 16-vjeçar ka therur për vdekje një ushtar izraelit. Incidenti ka ndodhur në një autobus në qytetin Afula të Izraelit.
Zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfled, ka thënë se sulmuesi, nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor, është kapur nga pasagjerët dhe forcat e sigurisë në autobus.
Ai ka thënë se policia e konsideron incidentin si “sulm terrorsit, me motive nacionaliste”.