6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Adoleshentët përdorin pajisjet mobile për detyrat e shtëpisë

Më të lexuarat

Nëse djali apo vajza ju thotë se po bën detyrat në smartfonin e vet, ndoshta po thonë të vërtetën. Mbi 1/3 e adoleshentëve në SHBA janë përgjigjur se i përdorin telefonët e tyre për të bërë detyrat e shtëpisë.
Këto janë statistika që vijnë nga kompania TRU, e specializuar në ekzaminimin e të dhënave lidhur me adoleshentët dhe të rinjtë. “Adoleshentët dhe nxënësit e shkollave 8-vjeçare po i përdorin pajisjet e tyre mobile jo vetëm për argëtim.
Ata janë rritur me këtë teknologji”,- u shpreh Kristi Sarmiento, drejtore kërkimi në TRU. Smartfonët përdoreshin në shtëpi për detyrat e shkollës nga 39% e 11 – 14 vjeçarëve. 31% e të pyeturve shprehen se detyrat i bëjnë në tabletin e tyre ndërsa rreth 65% përdorin laptopin.
Përdorimi në shkollë nga ana tjetër ishte më i ulët; 31% e studentëve thanë se përdorin laptopë, 18% e tyre punonin në tablet dhe 6% në smartfon. Sondazhi përfshinte në vetvete 1000 nxënës dhe u krye online.
Rezultatet tregonin se përdorimi i smartfonëve rritej me rritjen e moshës. Në SHBA, jo të gjitha shkollat i lejojnë nxënësit të përdorin pajisjet mobile, por në ato ku lejohej, mbi ¾ e tyre thanë se shkolla ofronte laptop dhe 55% e tyre përdornin tabletët e shkollës. (CIO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit