-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Administrata Trump transferon të parin të burgosur nga Guantanamo: e çon në Saudi

Më të lexuarat

Pentagoni i SHBA ka njoftuar se një i burgosur nga Guantanamo është transferuar në Arabinë Saudite, ku ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit.

Deklarata tha se i burgosuri 43-vjeçar, Ahmed Muhamed Ahmed Haza al-Darbi, ishte ekstraduar tek autoritetet saudite.

Është një i burgosur akuzuar për pjesëmarrje në një sulm terrorist ndaj një tankeri francez nafte në vitin 2002.

Al-Darby është i burgosuri i parë i cili transferohet nga Guantanamo që nga ardhja në pushtet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili është në fund të janarit të këtij viti ka nënshkruar një vendim për vazhdimin e burgut famëkeq.

Paraardhësi i Tramp, Barak Obama nuk arriti të përmbushë premtimin e tij për mbylljen e burgut të Guantanamos, i cili aktualisht strehon 40 të burgosur.

Është një burg që SHBA-të e hapën në një bazë ushtarake në bregun jugor të Kubës fill pas sulmeve terroriste në shtator të vitit 2001.

Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush hapi burgun në janar të vitit 2002 dhe një vit më pas kishte 680 të burgosur.

Shumë raporte treguan atë kohë për kushtet e ashpra dhe torturat që përjetoheshin nga të  burgosurit në Guantanamo. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit