-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Adidas do t’i krijojë 11 milionë palë atlete nga mbetjet e reciklueshme në oqeane

Më të lexuarat

Patike të përshtatshme nga Adidas Adidas ka rritur prodhimet e patikave të famshme në vitin 2019. Adidas ka zbuluar se do të krijojë patika të reja, duke përdorur mbetjet e reciklueshme, që janë marrë nga oqeanet. “Me produktet e Adidas, të krijuara nga mbetjet plastike, ne ju ofrojmë konsumatorëve tanë vlera, sepse secila patike është kontribut i vogël në mbrojtjen e oqeaneve tona. Meqë, një milion palë patika janë prodhuar në vitin 2017, pesë milionë palë në vitin 2018, ne planifikojmë të prodhojmë 11 milionë palë patika me mbetje të reciklueshme në vitin 2019”, ka deklaruar Eric Liedtke, anëtar i bordit ekzekutiv të Adidas. Patikat e tyre janë me stil dhe të përshtatshme.

Adidas ka bashkëpunuar me dizajneren Stella McCartney, për disa nga dizajnet dhe po ashtu nga kritikët janë vlerësuar si shumë të përshtatshme. Derisa linja e Adidas dhe Parley zgjerohet, presioni rritet te kompanitë tjera për të gjetur ndonjë mënyrë për të krijuar ndonjë produkt tjetër, që do t’i shërbejë ruajtjes së ambientit.

Po ashtu, Adidas ka krijuar edhe maica me mbetje plastike të recikluara.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit