Action for Mothers and Children mbështetur nga Save the Children in Kosovo në kuadër të programit Positive Discipline in Everyday Parenting lanson videon edukuese me animacion në gjuhën shqipe , me qëllim të ngritjes së vetëdijes së prindërve.
PDEP është program për prindër i cili krijon qasje të edukimit e cila e drejton sjelljen e fëmijës duke respektuar të drejtat e tyre për mjedis të sigurtë, mbrojtje nga dhuna dhe pjesëmarrje në edukim.
Dhuna ndaj fëmijëve ndikon negativisht në shëndetin e tyre duke ulur vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e tyre dhe duke i bërë ata të ndihen të pasigurtë.
Andaj të kujdesemi për fëmijët tanë, duke i mbrojtur ata, duke ua plotësuar nevojat e tyre dhe duke i respektuar të drejtat e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=4LcPO1Au-q4&ab_channel=ActionforMothersandChildren