9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Abuzimi seksual nga mjeku, viktimat marrin 500 milionë dollarë dëmshpërblim

Më të lexuarat

Universiteti i shtetit të Michigan ka pranuar të paguajë 500 milionë dollarë dëmshpërblim për gjimnastet që janë abuzuar nga ish mjeku i ekipit të tij, Larry Nassar.

Universiteti i shtetit të Michigan ka pranuar të paguajë 500 milionë dollarë dëmshpërblim për gjimnastet që janë abuzuar nga ish mjeku i ekipit të tij, Larry Nassar.

Marrëveshja u njoftua nga një kompani ligjore kaliforniane, që përfaqëson 332 viktimat e Nassar, që kishte sulmuar vajzat nën maskimin e trajtimit mjekësor. Marrëveshja nuk përfshin publikimin e marrëveshje konfidenciale sipas një deklarate të avokatëve të universitetit.

Nuk adreson akuzat kundër grupeve të tjera për të cilat Nassar ka punuar dhe nuk adreson as akuzat kundër komitetit të gjimnastikës dhe atij olimpik amerikan apo pronarëve të impiantit në Teksas ku gjimnastet trajnoheshin.

Sipas avokatëve, 425 milionë dollarë do ti paguhen akuzueseve dhe 75 milionë të tjera do të rezervohen për akuza të mundshme në të ardhmen kundër Nassar apo universitetit. Në deklaratën e avokatëve nuk sqarohej se si paratë do t’i shpërndaheshin çdonjërës prej akuzueseve të Nassar.

Shumë prej viktimave që i mbijetuan abuzimit seksual të Larry Nassar, nuk ishin të zemëruara thjeshtë me çka ai u kish bërë atyre, por ndjenin edhe se institucionet ia kishin lënë atij hapur mundësitë për abuzim.

Universiteti i Michigan ishte vendi ku ai kish punuar prej dekadash dhe shumë prej gjimnasteve ndjenin se ankesat e tyre ishin injoruar. Marrëveshja për kompensim është një pranim nga universiteti i faktit se ngjarjet mund të kishin marrë një tjetër rrjedhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit