1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Abuzimi i Satirës

Më të lexuarat

Gerry Trudeau

Gerry Trudeau është një karikaturist amerikan, fitues i cmimit Pulitzer me fumetit Donnesbury. Ai është edhe krijues dhe producent ekzekutiv i Amazon Studios. Kjo është pjesë nga fjala e mbajtur në 10 Prill në Universitetin e Long Island ku autorit ju dha cmimi i karrierës George Polk.

Unë dhe shumica e kolegëve të mi, qysh nga tragjedia e Parisit, kemi kaluar mjaft kohë duke diskutuar kufinjtë. Sic e dini, historia kontraversiale e karikaturave të Muhamedit filloi tetë vjet më parë në Danimarkë, ku një protestë kundra “vetë-censurës” dhe thirrjes nga një editor kundra asaj që ajo ndjeu se ishte një korrektesë politike që të merte frymën. Ideja mbrapa karikaturave të para nuk ishte zbavitja apo iluminimi, apo sfida ndaj autoritetit – mësymja e saj ndaj karikaturistëve ishte në mëmyrë specifike ishte që të provokonin, dhe ata ja arritën kësaj tej mase. Jo vetëm që një karikaturist u vra, por pati edhe protesta përreth botës që rezultuan në vdekjen e shumë vetave. Askush nuk mund të thoshte se cili ishte qëllimi pozitiv social në fund të kësaj, e megjithatë absolutistët e fjalës së lirë ishin të vendosur. Përdorimi i arsyes në shprehjen e vetes u denoncua si kundërshti ndaj fjalës së lirë.

Tashmë ne jemi pa drejtim në një det edhe më të madh dhimbjeje. Ironikisht, Charlie Hebdo, e cila pretendoi se përherë po sulmonte fanatikët islamikë, e jo popullsinë e thjeshtë, ja ka dalë të provokojë shumë muslimanë përreth Francës që të solidarizohen me krahun më të dhunshëm. Ky është një rezultat i hidhur.

Tradicionalisht, satira ka mbështetur të dobëtit e sulmuar të fortin. Satira i gjuan grushtat lart, kundra autoritetit të të gjitha llojeve, është i vogli kundra të fuqishmit. Satiristë të mëdhenj francezë si Moliere dhe Daumier përherë i gjuajtën grushtat lartë, duke u tallur me të vetë-kënaqurit dhe hipokritët. Të tallesh me të paprivilegjuarit pothuaj asnjëherë nuk është humor – është ligësi.

Duke gjuajtur grushtat poshtë, duke sulmuar të pafuqishmin, minoritetin e margjinalizuar me karikatura krudo e vulgare që janë më pranë grafitive se sa karikaturës, Charlie u hallakat në hapsirën e gjuhes së urrejtjes, e cila në Francë është ilegale vetëm nëse nxit dhunë. E pra, voila – 7 milionë kopjet që u botuan pas vrasjeve bën pikërisht këtë gjë, nxitën dhunë përreth botës muslimane, përfshi në Niger, ku 10 njerëz vdiqën. Ndërkohë, qeveria franceze u përfshi në arrestimin e ndalimin e mbi 100 muslimanëve të cilët si budallenj përdorën lirinë e fjalës për të mbështetur sulmin.

Shtëpia e Bardhë u sulmua goxha se nuk dërgoi ndonjë përfaqsues të nivelit të lartë në marshimin solidarizues pro-Charlie, por kjo pakujdesi tashmë po fillon të duket si zgjuarsi. Tradita franceze e shprehjes së lirë ta bën vështirë ta përqafosh se është e mbushur me kontradikta. Edhe vetë Charlie Hebdo pushoi nga puna njëherë një kolumnist sepse nuk tërhoqi mbrapsht një kolumn anti-semite. Me sa duket ai kaloi kufirin që gjendej aty për një grup minoritar, por jo për një tjetër.

Ajo që absolutistët e fjalës së lirë nuk kanë kuptuar është se e drejta për të sulmuar një grup nuk do të thotë se duhet sulmuar ai grup; apo se ai grup heq dorë nga e drejta për tu ndjerë i zemëruar. Ata kanë të drejtë të ndjejnë dhimje. Liria për herë duhet disutuar në kontekstin e përgjegjsisë. Në një farë pike, absolutizmi i shprehjes së lirë i papjekur dhe jo serioz. Kthehet në llojin e vet të fanatizmit.

Jam i ndërgjegjshëm se po i bëj këto komente nga një pozicion special, i të ndjerit i sigurtë. Në Amerikë, askush nuk sulmon karikaturistët që të ndjejë ngritjen e adrenalinës. Sic tha Jon Steëart pas vrasjeve, komedia në një shoqëri të lirë nuk do duhet të kishte nevojë për kurajo.

Të shkruarit e satirës është një privilegj që unë asnjehrë nuk e kam marë lehtshëm e po përpiqem të vazhdoj të përpiqem t’ja qëlloj. Doonesbury vazhdon të jetë një punë në progres, një kronikë joperfekte i mungesës së perfeksionit njerzor. Ajo egziston vetëm si rezultat i lirisë impresionuese që komentatorët gëzojnë në këtë vend. Në epokën dixhitale, kjo liri është shtrirë përtej asaj që njihej. Nuk është e kollajtë të gjesh ku qëndron kufiri për satirën. Por përherë ja vlen të pyesësh: A po qesh njeri, qonftë një njeri i vetëm? Nëse jo, ndoshta e ke kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit