2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

ABT Sportsline Audi RS6-R Avant dhe Audi TT në Panairin e Gjenevës

Më të lexuarat

Vëmendjen e vizitorëve në Panairin e Automobilit në Gjenevë pritet ta tërheqë edhe ABT Sportsline Audi RS6-R Avant të ciline vë në lëvizje motori i përforcuar 4,0 litërsh twin-turbo V8 me 730 kuaj fuqi dhe me shpejtësinë maksimale 320 km/h.

ABT Sportsline RS6-R Avant ofron po ashtu edhe ABT aero body kit-n, të modifikuar, me sistem sportiv të lirimit të gazrave nga çeliku i pandryshkshëm, interierin e zbukuruar (lëkurë, alkantar, volan sportiv, dysheme të re, elemente nga fibra karbonikë …), si dhe komplet alo rrotat ABT FR nga 22 inç me gomat 295/25 ZR22, përcjell koha.net.

Aty është edhe ABT Sportsline Audi TT Coupe i brezit të ri i cili dallohet me mbrojtësin e përparmë të ndryshuar, pragjet, shpërndarësin e pasmë, spojlerin e fiksuar si dhe sistemin e ri sportiv të lirimit të gazrave me katër tuba, ndërsa ka forcën prej 310 kuaj fuqi.

Nuk jepen të dhëna të tjera rreth tij./Koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit