3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aborti është vrasje

Më të lexuarat

Aborti është vrasje

Përmes kësaj dëshirojmë që të tërheqim vëmendjen në disa raste të këtij akti të ndytë! Dikush do të thotë se gruaja ka të drejtë që që të bëjë çka të dojë me vetveten. Ajo ndoshta ka të drejtë me veten por jo edhe me tjerët, sepse fëmijët tanë nuk janë pronë e jona, por ata na janë dhënë në mbrojtje, që Zoti ynë me ta të na sprovojë se cili do të veprojë në mënyrë më të mirë!

Aborti është vrasje. Edhe atë e tmerrshme! Mënyra se si disa mjekë, nëse mund të quhen të atillë, e kryejnë nxjerrjen e dhunshme të foshnjës, e kjo nuk është asgjë tjetër përveçse vepër kriminale e shkallës më të lartë! Ata me gërshërët kirurgjik e coptojnë foshnjën copë-copë, derisa nuk e mënjanojnë ate nga mitra. Embrioni (fryti i formuar – fëmija) si edhe çdo krijesë tjëtër ka nerva dhe me vetë atë ai ndjen dhembje të tmerrshme! Paramendoni që juve dikush t’ua presë duart dhe këmbët!

Kurse Allahu i lartmadhëruar ka thënë:”A nuk ju kemi krijuar juve nga një lëng i dobët? Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurtë. Për deri në një kohë të caktuar..!” (Kuran: Murselat, 20-22)

Kjo don të thotë se barku i nënave tona është vend i sigurtë, zonë e mbrojtur dhe e ndaluar për njeriun që ta dëmtojë këtë siguri!

Kush mund të merr guximin që ta bëjë këtë vepër të ndyer? Atë mundet vetëm ai i cili nuk i frigohet dënimit të Ditës së Madhe! Ai i cili mendon se një vepër e tillë do të ngelë e padënuar!

“..cili mbyt një njeri pa pasë mbytur ai dikë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë fesat në tokë, është sikur ti ketë mbytë të gjithë njerëzit në tokë. E kush bëhet shkak që dikush ngjallet (shpëton jetën e tij) është sikur t’i ketë ngjallur të gjithë njerëzit! (Kuran: Maide, 32)

Fëmijët janë dhunti e madhe nga Allahu.

Zoti ynë i Lartmadhëruar ka paraparë që ti ngrejmë ato nga paaftësia, ti mbrojmë, ti ushqejmë, ti veshim dhe ti mbathim derisa që të arrijnë fuqinë dhe aftësinë. Dhe kjo për shumë shkaqe: që të krijohet lidhja e dashurisë dhe rrespektit, të na falënderojnë atëherë kur ne dobësohemi dhe të na kthejnë atë dashuri dhe rrespekt që ua dhuruam.

Fëmija mund të jetë rikthim në një jetë më të mirë për një numër të madh njerëzish.

Nëse nënat e tyre kanë një jetë të çrregulluar, ndoshta kujdesi për fëmijën ua kthen rregullsinë në jetë. Sa shumë nëna mu fëmijët e tyre i kanë nxjerrur ato nga dëmet e narkomanisë, prostitucionit dhe alkoolizmit.

Për dashurinë e nënës mundet të shkruhen libra me vëllime voluminoze, ndërsa shumë gra sot i ikin nënërisë nga frika se ajo do tua prish karierën ose do tua dobëson gjendjen ekonomike. Dijeni se nënëria është ndjenjë e lindur, dhe se ajo është një nga urtësitë e të qenurit të gruas në këtë botë. Ai i cili ikën nga natyra e vet e lindur, nuk mund të jetojë jetë të lumtur. Dijeni pra se as gruaja e as burri nuk do ta gjejnë gëzimin e tyre duke bërë vepra nga të cilat do të turpëroheshin bile edhe qentë!

Lejohet aborti vetem kur vihet ne rrezik jeta e nenes

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit