”Për Sirinë nuk ekziston alternativa e një zgjidhjeje politike që do t’i jepte fund dhunës dhe gjakderdhjes, që do të rikthente stabilitetin dhe qetësinë në vend dhe po ashtu të ruante integritetin e saj territorial dhe dinjitetin e popullit të vet”, deklaroi sot Mbreti Abdullah i Jordanisë gjatë një fjalimi të mbajtur përpara asamblesë së përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB), që hyn në ditën e dytë të punimeve që po zhvillohen në Nju Jork.
”Vrasjet dhe gjakderdhja duhet të marrin fund në mënyrë të menjëhershme dhe po ashtu të duhet nisë tranzicioni emergjent”, theksoi mbreti i Jordanisë në fjalimin e tij./trt/kohaislame