1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Abdixhiku pasi takon Zaevin: Bashkëpunimi ekonomik i rajonit nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor

Më të lexuarat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në këtë takim kanë diskutuar rreth perspektivës së dy vendeve dhe zhvillimeve të fundit në rajon.

“Në këtë takim, është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politik të Kosovës e Maqedonisë Veriore në vazhdimësi”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Abdixhiku dhe Zaev kanë theksuar se dy vendet, si dy shtete të afërta, duhet të ruajnë e kultivojnë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Në takim kryetari i LDK-së, Abdixhiku ritheksoi se çdo bashkëpunim ekonomik rajonal nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e gjithë shteteve të Balkanit Perëndimor; edhe më pak pa përfshirjen e Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, bashkëpunim ekonomik duhet të paraprihet nga pranimi i realitetit politik, si parakusht i një rajoni prosperues”.

Palët u dakorduan të vazhdojnë takimet e komunikimet e hapura e të drejta.

“Ky takim është vazhdim i një sërë takimesh, ku ditë më parë kryetari Abdixhiku bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku ka shtruar çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror”, thuhet në komunikatëne e LDK-së

Në ditët në vijim kryetari Abdixhiku do të takohet edhe liderët tjerë të shteteve fqinje për të diskutuar për partneritetin dhe perspektivën evropiane.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit