3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Abbas thotë se nuk ka të drejtë të kthehet në vendlindje

Më të lexuarat

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas tha se ai nuk ka të drejtë që të kthehet e të jetojnë në vendlindjen e tij të fëmijërisë, që tani është në Izrael.

Duke folur gjatë një interviste për televizionin izraelit, Abbas tha se ai ka të drejtë ta “shohë” qytetin Safed, por jo të jetojë atje.

Ai i kaloi ditët e rinisë së hershme në Safed, në pjesën që tani është në veri të Izraelit, por ai dhe familja e tij e lëshuan vendin gjatë luftës së vitit 1984, për të mos u kthyer më kurrë atje.

Kërkesa e miliona palestinezëve për tu kthyer në tokat që tani janë pjesë e Izraelit ka qenë një bllokadë dhe pengesë e vazhdueshme në bisedimet paqësore në Lindjen e Mesme.

Izraeli e përjashton çdo mundësi të kthimit të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit