0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Abbas bën thirrje për formimin e një mekanizmi ndërkombëtar për vendosjen e paqes në Palestinë

Më të lexuarat

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, bëri thirrje për formimin e një mekanizmi në bazë të legjitimitetit ndërkombëtar për vendosjen e paqes në Palestinë.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve, WAFA, Presidenti Abbas gjatë pritjes në takim të Presidentit të Panamasë, Juan Carlos Varela, në rezidencën Presidenciale në Ramallah të Bregut Perëndimor, vuri theksin në nevojën e vendosjes së mbrojtjes ndërkombëtar ndaj populli palestinez nga ana e shoqërisë ndërkombëtare.

Abbas tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e vazhdimit të komunikimit dhe kontakteve mes dy vendeve për vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe me Panamanë.

Edhe Presidenti i Panamasë, Varela duke vënë theksin në vendosmërinë e vendit të tij për të luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv gjatë procesit politik të bazuar në zgjedhje me dy shtete, ndërsa shtoi se do të plotësojnë ato që u takojnë atyre si ndërmjetësues në gjetjen e zgjidhjes së problemit mes Izraelit dhe Palestinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit