0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Abazi: Zgjedhjet të domosdoshme

Më të lexuarat

Haki Abazi nga “Rockfeller Brothers Fund”, ka vlerësuar se vendimi i “Nismës” dhe i AAK-së për të shkuar së bashku në zgjedhje është vendim pozitiv.

“AAK-ja dhe ‘Nisma’ bëjnë shumë mirë që shkojnë së bashku në zgjedhje meqë nuk kanë dallime të mëdha programore dhe vijnë nga një vijë e njëjtë në të kaluarën”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, sipas Abazit, dy partitë në pushtet janë të ngufatura dhe nuk lejojnë qarkullimin e energjisë elektorale. E sa i takon Lëvizjes “Vetëvendosje”, ai ka vlerësuar se kjo parti duhet të ndryshojë.

“Hapja e LVV-së dhe largimi i fytyrave të ngushta do të mundë t’i jepte shtytje shumë të madhe anës konsistente të LVV-së”, është shprehur ai.

Kurse AKR-në e Behgjet Pacollit, Abazi e ka cilësuar si “ndotjen më të madhe” politike.

“AKR-ja ka qenë dhe është ndotja më e madhe politike që i ka ndodhur Kosovës. Paraqitja e AKR-së në politikë ka ulur të gjitha standardet e angazhimit politik dhe ka lejuar që premtimet megalomane të kalojnë pa u thirrur në përgjegjësi e në llogaridhënie”, është shprehur Abazi.

Me gjithë këto ai ka konsideruar se zgjedhjet janë të domosdoshme për ta rikthyer legjitimitetin dhe kredibilitetin e institucioneve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit