6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“AAK-së nuk i intereson koalicioni me PDK-në”

Më të lexuarat

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është mbledhur të enjten pasdite në një takim të rregullt, por jo për të diskutuar koalicionin e mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu të paktën deklaroi anëtari i kryesisë, Besnik Tahiri, i cili tha se nuk është diskutuar për asnjë moment çështja e koalicionit.
Tahiri ka thënë se e gjithë vëmendja është në Hagë kur edhe pritet vendimi përfundimtar për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Dukagjini.

“Çështja e koalicionit nuk është diskutuar dhe nuk ka qenë temë e agjendës, ju e dini se ne si Aleancë jemi në pritje të vendimit për kryetarin tonë, duke qenë se është kështu atëherë ne vazhdojmë qe me mendje dhe me ndenja te jemi me këtë proces dhe nuk është diskutuar kjo çështje si temë e veçantë në mbledhjen e kryesisë”, ka thënë Tahiri.

Ai sqaroi se AAK është e përgatitur dhe e gatshme që të marr pushtetin me Ramushin kryeministër, por nuk precizoi nëse ky parim vlen edhe me PDK–në në koalicion. Për këtë sipas tij duhet të diskutojë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit