8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

AA në SHBA filmon dy njerëz kryesorë të FETO-s

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Hakan COPUR / Safvan ALLAHVERDI

Ekipi i Anadolu Agency (AA) në Washington të SHBA-ve ka filmuar Recep Özkan dhe Mevlüt Hilmi Çınar, dy njerëz kryesorë të organizatës terroriste FETO, për të cilët në disa procese gjyqësore është konfirmuar se qëndrojnë pas tentimit të dështuar të grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Özkan dhe Çınar, të cilët janë të njohur për rolin e tyre të rëndësishëm në çështjet financiare të FETO-s dhe menaxhojnë me institucionet e FETO-s në SHBA, u vërejtën nga fororeporteri dhe kameramani i AA me rastin e një takimi në oborrin e hotelit Hampton Inn në Washington. Ata nuk deshtën t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarit të AA-së.

Pas takimit në oborrin e hotelit në Washington, dy anëtarët e FETO-s shkuan në një vend tjetër ku qëndruan dy orë e gjysmë.

Ai iku duke thënë “më duhet të shkoj deri në tualet”

Pas largimit nga ndërtesa ata u pritën nga ekipi i AA-së, pas së cilës Özkan dhe Çınar ishin dukshëm të hutuar dhe të befasuar. Ata ikën duke mos dashur t’u përgjigjeshin pyetjeve. Özkan u largua nga ekipi i AA-së duke thënë se “duhet të shkon në tualet”.

Çınar, i cili po lëvizte më ngadalë në drejtim të hotelit, gazetari i AA-së e pyeti në lidhje me postimet e tij në rrjetet sociale gjatë përpjekjes së grusht shtetit, ku thoshte se bëhet fjalë “për tentim të montuar të grusht shtetit”.

“Keni thënë se tentimi i grusht shtetit ishte i montuar, por udhëheqësi juaj Fethullah Gülen më vonë e pranoi se ishte e mundur që edhe njerëzit e tij të jenë përfshirë në përpjekjen e grusht shtetit. A gënjeni ju apo Güleni?”, pyeti gazetari i AA-së, por Özkan nuk deshti të jap përgjigje.

Çınar, i cili është ish-zëvendës kryetar i Fondacionit të Niagaras, kryetar nderi i së cilës është udhëheqësi i organizatës FETO, Fethullah Gülen, nuk deshti të përgjigjet as në pyetjen se pse ka financuar portalet informative në SHBA, “Globe Post” dhe “Defense Post”, të cilat bënin propagandë kundër Turqisë.

Në këto portale, janë botuar tekstet e Sinam Mohammed, përfaqësues i YPG-së, përndryshe të krahut të organizatës terroriste të PKK-së në Siri. Në krye të “Golbe Post” është Mahir Zeynalov, një nga emrat kryesorë në strukturën e mediave të FETO-s.

Mohamed vazhdon të shkruaj artikuj kundër Turqisë dhe veçanërisht ishte aktiv kur fliste për ofensivën “Dega e Ullirit” të ushtrisë turke në Siri.

Çınar në SHBA themeloi edhe një firmë konsulence për menaxhim, “Maestro Corporate Group”, kurse kjo kompani ofroi shërbime të këshillimit financiar edhe basketbollistit të NBA-së Enes Kanter, i cili ishte gjithashtu anëtar i FETO-s.

Kanter, i cili paraqiti veten në media dhe para opinonit si djalë shpirtëror i Fetullah Gülen-it, e ndërroi mbiemrin e tij në Gülen pas së cilës familja hoqi dorë nga ai. Basketbollisti ende bashkëpunon me kompaninë.

Mbështetja e Clinton prej 1.5 milionë dollarë

Ish-kryetari i Qendrës Kulturore Turke të FETO-s, Recep Özkan, i cili gjatë fushatës presidenciale ka mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, me 1.5 milionë dollarë, jeton në Brooklyn, New York dhe posedon një vilë me vlerë prej 1.4 milionë dollarë.

Një numër të “emrave kryesorë” të organizatës terroriste FETO, të cilët para ose pas puçit u arratisën nga Turqia, në vendet ku ata ndodhen aktualisht bëjnë një jetë luksoze, për të cilën më së miri dëshmojnë çmimet e vilave luksoze në të cilat jetojnë pasuesit e Fetullah Gülen-it, udhëheqësit të organizatës terroriste FETO.

Kushtet në të cilat jetojnë anëtarët e FETO-s janë shumë më të larta se standardi mesatar amerikan dhe se “ëndrra amerikane” e FETO-s ka kohë që është bërë realitet.

Pasuritë e anëtarëve të FETO-s që janë vendosur nga më parë në SHBA vlerësohen të jenë miliona dollarë, por nuk është më pak as prona e grumbulluar e atyre të cilët ikën në SHBA pas tentativës për grushti shteti, ku edhe sot jetojnë në vila vlera e të cilave arrinë në disa qindra mijë dollarë.

Shtëpia e kushëririt të Gülen-it në Florida spërkatet nga valët e Atlantikut

Në mesin e tyre padyshim bie në sy kushëriri i udhëheqësit të organizatës terroriste Fetullah Gülen me emrin Cevdet Turkyolu. Ai posedon dy shtëpi në Pensilvani dhe Florida dhe vlera e tyre është rreth 900 mijë dollarë.

Përveç shtëpive, Turkyolu posedon edhe disa lokale të biznesit dhe në rajonin Winter Spirngs të Floridës ka një vilë e cila është vetëm disa hapa nga brigjet e Oqeanit Atlantik.

Turkyolu përndryshe është një person i cilin gëzon besim të lartë te Fetullah Güleni, sepse ai konsiderohet të jetë arka e organizatës së Gülenit, apo personi i cili ua ka përcjellë urdhrat e Gülenit anëtarëve të tjerë të FETO-s.

Kemal Oksuz, gjithashtu është një nga emrat e FETO-s i cili për një kohë të gjatë ka qëndruar në SHBA. Oksuz, i cili është kryetar i Këshillit Euro-Aziatiko-Amerikan, qëndron në një vilë luksoze në qytetin Arlington të Virxhinias, që vlerësohet në 1.7 milionë dollarë. Oksuz për qëndrimin e tij në këtë vilë luksoze në muaj paguan 7.000 dollarë amerikanë.

Vila në të cilën jeton udhëheqësi i FETO-s Fetullah Gülen që nga viti 1999 në Pensilvani është vlerësuar në 400 mijë dollarë. Ajo është në pronësi të njërit nga kryetarët e organizatës të Gülen-it, Sezai Sablak. Përveç që është në krye të organizatës, Sablak është i lidhur me një numër të kompanive që veprojnë në SHBA.

Për Emre Uslu, një ish oficer policie dhe gazetar, në Turqi është lëshuar urdhër arrsti i kuq. Uslu aktualisht ligjëron në Universitetin Ndërkombëtar të Virxhinias, për të cilin konsiderohet të jetë i lidhur me terroristët e FETO-s. Uslu në Fairfax jeton në një shtëpi luksoze të cilën e bleu për 400 mijë dollarë në vitin 2015.

Kryetari i Aleancës Turko-Amerikane (TAA) Faruk Taban, gjithashtu një nga emrat kryesorë të FETO-s, jeton në rajonin Centerville të Virxhinias, ku ka një shtëpi luksoze me vlerë 470 mijë dollarë.

Një nga emrat e njohur për marrëdhënien e tij të ngushtë me Gülen-in është edhe Hasan Ali Yurtsever, kryetar i Organizatës së Forumit Rumi. Ai është fqinji i Emre Uslu, i cili gjithashtu jeton në qytetin Fairfax në një shtëpi dupleks prej 515 mijë dollarësh. Në qytetin Ashbourn gjithashtu jeton një nga njerëzit e Gülen-it, Talha Sarac, në një shtëpi prej gjysmë milioni dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit