A vdesin xhindet apo mbesin (nuk vdesin)?
Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Vdesin. Bazuar ne fjalen e Profetit ﷺ: “Xhindet dhe njerezit vdesin”. Buhariu dhe Muslimi.
A jetojne ata me gjate sesa njeriu?
Persa i perket babait te tyre -Iblisit- ai padyshim qe jeton gjate, ngase ai kerkoi nga Allahu qe ta afatizoje ate deri diten e ringjalljes dhe Allahu ia lejoi kete. Ndersa ne lidhje me pasardhesit e tij nuk kemi dije.
Por permendet se: Ne periferi te Mekes gjeten nje xhine dhe e pyeten per moshen dhe tha se: “Ka qe ne kohen kur Kabili vrau Habilin”. Allahu e di me se miri nese kjo eshte e vertete apo jo. Por sidoqofte kjo tregon -nese saktesohet- se ata jetojne shume me gjate.
A do te ringjallen xhinet diten e Kiametit?
Po, do te ringjallen dhe do te futen ne zjarr. Bazuar ne fjalen e te Lartesuarit: “Allahu do t’u thote: Hyni ne zjarr me popujt xhindet dhe njerezit qe kane qene para jush. Sa here qe nje popull do hyje ne zjarr, do te mallkoje te tjeret qe kane hyre para tij”. El-Earaf, 38. Per kete unanimitet.
Por, a do futen ne xhenet?
Po. E sakta eshte se ata do te futen ne xhenet. Bazuar ne fjalen e Allahut ne suren “Er-Rahman” pasi permend xhindet dhe njerezit duke iu drejtuar atyre me fjalen e Tij: “E cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni?”
Thote: “Per ata qe i frikesohen paraqitjes para Zotit te vet, do te kete dy xhenete”.
Dhe thote: “Atje do te kete virgjeresha syulura, te cilat para tyre nuk i kane prekur as njerez, as xhinde”.
E sakta eshte se ata do te futen ne xhenet.
A do i shohim diten e Kiametit apo do te jene te “mbuluar” nga ne (nuk do i shohim) si ne dynja?
Thuhet se ne do i shohim ata ne boten tjeter ndersa ata nuk do na shohin neve, por nuk di ne lidhje me kete ndonje argument te sakte ku te qetesohet shpirti.
Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 3