-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A u dërguan luftëtarët e Kumanovës për ekzekutim!?

Më të lexuarat

Kush duhet të jap llogari në Kosovë për tragjedinë e Kumanovës? Policia, prokuroria apo vetëm politika?
Që të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë kanë ditur për përgatitjen për sulmin. Një dokument e implikoi jo vetëm AKI-në, por edhe Presidencën. Ishte paksa e çuditshme.
Me 21 prill erdhi për vizitë në Kosovë presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, për vizitë dyditore i ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Të nesërmen me 22 prill, ndodhi sulmi në Goshincë, fshat afër Likovës.
Në një interpretim të skajshëm dukej sikur presidentja Jahjaga me presidentin bullgar mund të diskutonin edhe fatin e Maqedonisë, dhe mesazhi ishte i qartë, Maqedonia vend jo stabil, ndërsa ‘bombat’ e Zaevit, më shumë se sa për një shtet të shthurur dhe antidemokratik argumentonin shtypjen ndaj shqiptarëve, një etnocid në heshtje të botës.
Pra, nëse Jahjaga ka ditur për grupin që hyri në Kumanovë, ajo mund ta ketë diskutuar situatën e shtyrë nga presidenti bullgar. E pamundur ishte që të paktën presidenti bullgar, me gjithë fytyrën proevropiane, të mos ia bënte një pyetje Jahjagës se a ishin të vërteta akuzat e kryeministrit të Maqedonisë Gruevski se njerëz nga Kosova po provonin ta destabilizonin Maqedoninë.
Këto gjëra e implikojnë pashmangshëm përgjegjësinë e Presidencës, pavarësisht ftohtësisë së saj ‘patriotike’ që si merr për zemër as ngjarjet e mëdha në Kosovë si në veri, e lëre më për shqiptarët jashtë kufijve.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa, dhe veçmas zëvendësi i tij dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ishin të informuar drejtpërdrejt nga Ali Ahmeti, i cili siç raportuan mediat kishte sjellë një listë prej më se 50 vetash. Edhe pse pat një përpjekje për demantim nga BDI-ja, përgjimet e zbardhura, dhe informacionet e dhëna nga ambasada amerikane në Shkup, sipas mediave të atjeshme, tregojnë se BDI-ja ishte e implikuar edhe në ditën e ekzekutimit kur kishte nisur ndërmjetësimin.
Mediat në Serbi e kishin paralajmëruar operacionin në hollësi shumë kohë para se operacionet të ndodhnin, natyrisht duke i dhënë kahje sipas interesave të tyre.
Siç dëshmon tani vetë Sadulla Duraku, kryetar i komunës Likovë, pak ditë para se të ndodhnin luftimet në Kumanovë, me porosi të Ali Ahmetit ai e ka takuar në Kosovë Sami Ukshinin, i njohur si Komandant Sokoli për të mësuar se cili ishte motivi që donin të hynin në Maqedoni. Kjo dëshmon një rrethanë tjetër të përgjegjësisë, njohurisë dhe detajeve që kishte mbledhur ALia dhe Gruevski për grupin dhe veprimet e tij, pa llogaritur informacionet e këmbyera nga ai me Qeverinë e Kosovës, në emër të së cilës Hashim Thaçi e shpalli sikurse Gruevski, grupin më armiqësor të Ballkanit, terrorist! Një tezë që u refuzua tërësisht nga perëndimi.
Ndërsa, Zoran Zaev lideri i opozitës sllavomaqedonase dëshmoi se grupi përcillej që nga shtatori i 2013-ës.
Po ashtu si kemi shkruar më herët, sipas mediave edhe në Kumanovë e Likovë flitej për veprime, edhe në Prishtinë doli se e kanë ditur shumë veta, nga politika dhe figura publike. Atëherë këtu më nuk bëhet fjalë veç se me cilin motiv u përdor ky grup të sakrifikohej, veçmas në Kumanovë, dhe për më tepër që të zinte vend në një rrugë çorre.
Andaj këtu e pashmangshme është përgjigja logjike se grupi u përdor nga interesa të shumëfishta, u dekonspirua në mënyrë të shumëfishtë nga i cili dikush deshi të përfitonte politikisht, e dikush pas interesin kryesor që ai të ekzekutohet! Andaj, kemi shkruar dhe siç argumentojnë shumë njohës të rrethanave, se grupi u dërgua për ekzekutim!
Prandaj, dhënia e llogarisë duhet të fillojë me kërkimin e përgjegjësisë nga politika, policia dhe prokuroria! I. M./botasot
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit