2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

A t’i kërkoj tani të fejohet me mua pasi një herë e kam refuzuar?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!

Jam një motër muslimane, të bëhem e sinqertë në pyetjen time… Kam qenë në lidhje me një djalë për disa kohë dhe për disa shkaqe unë jam ndarë nga ai, tani e tutje kush po kërkon prej meje fejesë, po dalim në takim sipas rregullave islame, por si po dëgjon që kam pas lidhje të mëhershme po largohen nga unë. Ai djali i mëparshëm më pëlqen, e dua dhe çmendem pas tij, por ka qenë shumë xheloz, thoshte se unë nuk po të ndaloj asgjë më shumë vetëm atë se çka ta ka ndaluar Allahu. I kemi bërë disa gabime për të cilat pendohemi që të dy, por si çdo i ri që gabon. Allahu na faltë. Kur ai djali ka dërguar mesitin unë jam ndarë nga ai për hatër të familjarëve të mi sepse nuk e pëlqenin Islamin e tij, iu duk shumë ekstrem, shumë gjëra i ndalonte, por tash e kam kuptuar se të gjitha i ka pas mire dhe të vërteta. Çfarë të bëj, a të lidhem prapë me të dhe të fejohem apo çfarë më këshilloni?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Keni vepruar shumë drejtë pasi keni ndërprerë lidhjen, pasi ky veprim është nga gjërat që hidhëron Allahun e Lartësuar. Sido që të jetë, pa hyrë në komentimin e gjendjes dhe rrethanave të cilat janë zhvilluar themi se nëse djali për të cilin shpreheni se jeni të interesuar është një djalë besimtar i sinqertë, fal namazin, etj., atëherë nuk ka të keqe nëse përmes dikujt t’i tregoni atij se jeni e interesuar tani për fejesë me të. Nëse ai akoma është i interesuar me ju, le të dërgoj prapë mesitin që të kërkojë dorën tuaj.

Gjithashtu ju duhet të punoni edhe me familjarët tuaj se djali në fjalë është zgjedhja juaj dhe mendoj se me një komunikim dhe bisedë të hapur, qoftë edhe me dikë nga familja, i cili më pastaj do të bisedojë me prindin tuaj, shpresojmë se pas kësaj do të zgjidhet çështja.

Ju këshillojmë që për këtë të falni namaz istihare dhe ta lusni Allahun t’ju japë suksesin në atë që është më së miri për ty. Mbështetu Allahut dhe vazhdimisht lute Atë që t’i hapë rrugët e hairit në jetë pasi ai që i dorëzohet Atij, Ai nuk e humb kurrë.

Alaudin Abaz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit