0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A shitet Windows Phone më tepër se iPhone në disa shtete

Më të lexuarat

Nëse i referohemi shifrave në treg, pajisjet me Windows Phone klasifikohen vërtet larg krahasuar me iPhone, duke qenë se sistemi operativ i Microsoft-it për momentin ze vetëm 3%. Madje edhe vetë Bill Gates, ish -ekzekutivi i Microsoft-it, u shpreh para disa kohësh në një intervistë se kompania kishte gabuar me strategjinë e smartfonëve.

Megjithatë, shefi i marrëdhënieve me publikun, Frank Shaw, lajmëroi gjatë kësaj jave se në shtatë vende të botës Windows Phone ia kalon iPhone-t në numrin e pajisjeve të shitura gjatë tremujorit të katërt.

Prandaj The New York Times bëri disa kërkime, duke u konsultuar edhe me IDC, firmën hulumtuese në SHBA, që është e njohur për statistikat e saj. Dhe cilat ishin saktësisht shtetet në fjalë?

Gjashtë prej tyre janë Argjentina, India, Polonia, Rusia, Afrika e Jugut dhe Ukraina, ndërsa “shteti” i shtatë ishte në fakt një grup vendesh të vogla që IDC i kategorizon si “pjesa tjetër e Evropës Qendrore dhe Lindore.”

Nga ana tjetër, Kevin Restivo, analist i IDC analyst, tha se Windows Phone ka shitur në fakt nën 100,000 njësi gjatë këtij tremujori në Ukrainë, Afrikën e Jugut dhe “pjesën tjetër të Evropës Qendrore dhe Lindore.”

Për Argjentinën IDC nuk mund të jepte informacione sepse ata nuk operojnë atje. Prandaj është e vështirë të përcaktosh përqindjen e saktë të tregut në këto zona.

Restivo shtoi se Windows Phone ecën mirë në tregje të konsoliduar të Nokia-s, pasi në këto vende edhe kostoja e iPhone është më lartë. Prandaj nuk mund të themi me siguri sesa të sakta janë këto raportime për Windows Phone. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit