1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A prishet agjërimi nga përdorimi i pompës azmatike?

Më të lexuarat

Pompa azmatike është një paketë e cila brenda saj ka ilaç të lëngshëm, i përbërë nga tre komponentë:
-lëndë kimike (produkte mjeksore).
-ujë.
-oksigjen.

Përdorimi i saj realizohet duke marrë frymë thellë njëkohësisht me shtypjen e pompës. Në këtë moment bulzat nga pompa hyjnë në gojë, faringun oral, mushkëri dhe bronke, por një pjesë e lëndës mbet në faringun oral dhe ndoshta një pjesë shumë e vogël mund të hyjë edhe në ezofag.
Gjykimi i pompës azmatike për agjëruesin:
Pompa azmatike nuk e prish agjërimin dhe ky është mendimi i dijetarëve si: Abdulaziz bin Baz, Muhamed bin Salih El-uthejmini – Allahu i mëshiroftë-, i dijetarëve të tjerë si: Abdullah bin Xhibrin – Allahu e mëshiroftë -,Sidik Dariri, Muhamed Hajat dhe mendimi i Komisionit të Përhershëm për Studime dhe Fetva (“Fetaua islamije” 2/131)

Argumentet e tyre:
1- Lënda që hyn nga bulzat e pompës për në ezofag dhe më pas në stomak është në një masë shumë të vogël, prandaj nuk e prish agjërimin duke i bërë analogji me ujin që mbet nga shpëlarja e gojës dhe hundës në agjërim.
Sqarimi i saj është si më poshtë:
Paketa e pompës azmatike përmban 10 ml. ilac të lëngshëm dhe kjo masë është e llogaritur që të konsomohet pas 200 spërkatjeve (pra, 10 ml. prodhojnë 200 spërkatje), pra në çdo spërkatje del një masë lënde më e vogël se 1 ml. dhe më e vogël se një pikë (pika përfaqëson një pjesë nga shtatëdhjetë pjesët e lugës së vogël të çajit) . Kjo pikë e vetme do të ndahet në disa pjesë ku pjesa më e madhe e tyre hyn në aparatin e frymëmarrjes, një pjesë tjetër depozitohet në murin e faringut oral dhe pjesa që mbet mund të zbresë në stomak dhe kjo pjesë tolerohet njëjtë siç tolerohet pjesa e ujit që mbet nga shpëlarja e gojës dhe hundës, duke ditur se kjo masë uji që mbet është edhe më e madhe se masa e lëndës që mbet pas përdorimit të pompës azmatike. Nëse njeriu do të shpëlante gojën e tij me ujë të përzier me lëndë radioaktive do të zbulonim lëndën radioaktive të përfunduar në stomak. Kjo vërteton se një masë e tillë është e toleruar dhe e pa konsideruar edhe pse kjo masë është më e madhe se ajo masë që depozitohet –nëse depozitohet- në ezofag prej bulzave të spërkatjes.

2- Hyrja e lëndës mjeksore nga pompa azmatike në stomak nuk është e prerë, por e diskutueshme, pra mund të hyjë ose jo dhe origjina është saktësia e agjërimit, sepse siguria nuk largohet me dyshim.

3- Ky mjekim nuk i përngjason ushqimit dhe pijes, por më tepër përngjason me marrjen e një mase gjaku për analiza dhe me gjilpërën joushqyese.

4- Spërkatësi avullon dhe nuk arrin në stomak, por arrin në bronke.

5- Mjekët kanë përmendur se misvaku përmban tetë lëndë kimike. Mbron dhëmbët dhe mishin e tyre nga sëmundjet. Kjo lëndë shpërbëhet me anë pështymës dhe hyn në faring. Përcillet në “Sahihun” e Buharit nga Amër bin Rabia se ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut të përdorë misavakun aq shumë sa nuk mund ta llogaris.”
Këto lëndë të cilat përfundojnë në stomak u toleruan, sepse janë në një masë shumë të vogël dhe nuk thithen qëllimisht, prandaj edhe ajo masë lënde që hyn nga spërkatja e pompës azmatike është e toleruar dhe e pakonsideruar.

Shkrime te reja nga Xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit