3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A prishet agjërimi në qoftë se një njeri është duke fjetur dhe arrin orgazëm?

Më të lexuarat

Pyetja:
A prishet agjërimi në qoftë se një njeri është duke fjetur dhe arrin orgazëm dhe si shpjegohet kjo në Islam. Desha të di a prishet agjërimi me faktin që unë kam qenë fjetur dhe ka ndodhur pa vetëdijen time! Jam
20 vjeçar, edhe paksa e çuditshme të ndodhë kjo.

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Ejakulimi i spermës gjatë fjetjes nuk e prish agjërimin sepse Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Është ngritur lapsi (nuk shkruhen mëkatet) për tre persona”, prej tyre ka përmendur edhe “ai i cili është fjetur deri sa të zgjohet”.

Pra, njeriu i cili zgjohet nga gjumi dhe e sheh se është bërë i papastër me daljen e spermës, ky person duhet të marrë gusël (të pastrohet me ujë) dhe të vazhdojë agjërimin sepse agjërimi i tij nuk i është prishur.

Nëse nuk gjen ujë, atëherë prapë vazhdon agjërimin dhe pastrohet në momentin kur të gjejë ujë për t’u pastruar.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit