Pyetje:
A pranohet lutja e prindërve kundër fëmiut, nëse kjo lutje bëhet për shkak se fëmija dëshiron të përmirësojë gjendjen dhe prindërit nuk e kuptojnë atë?
***
Përgjigje:
Lutja e prindërve ose është e padrejtë ose e drejtë. Nëse ajo është e drejtë, mundësia është e madhe që ajo të pranohet. Dhe në qoftë se ajo është e padrejtë në kuptimin që fëmiu i këshillon ata dhe si rezultat ata luten kundër tij, kështu që Allahu nuk i përgjigjet kësaj lutjeje. Allahu Te ala ka thënë:
”S’ka dyshim, se të padrejtët nuk kanë shpëtim.” 1
E njëjta gjë vlen nëse ata e ndalojnë atë që të merr pjesë në mësime në xhami apo që të shoqërohet me njerëz të mirë dhe ai e vepron këtë dhe si rezultat ata luten kundër tij; lutja e tyre nuk pranohet për shkak se ata janë të pa drejtë. Sepse Allahu Te ala ka thënë:
”S’ka dyshim, se të padrejtët nuk kanë shpëtim.”
Unë desha të marrë këtë mundësi për të këshilluar disa prindër tani. Kur ata shohin se si fëmija i tyre fillon të pason Sunnetin, prindërit i pengojnë ata. Ndoshta ata e lëndojnë atë dhe i thonë:
”Ti je duke përjetuar gjendje të vështirë.”
Ndoshta nëna thotë, për shembull:
”Betohem në Allahun se unë nuk do të ha nga kurbani që e ke therr ti”.
Kjo nuk është e lejuar. Nuk është e lejuar që të ndalohet ajo që është e lejuar. Kush e ndalon atë që është e lejuar?
”Hipokritët dhe hipokritet janë miq me njëri-tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqia e pengojnë të mirat dhe janë duarshtrënguar (koprracë).”2
Disa gra thonë se kanë frikë se fëmijët do të bëhen të ashpër apo vuajnë nga vesveset. Këtë vetëm Allahu e di:
”E kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” 3
Nëse e sheh se djali apo vajza juaj është duke udhëtuar në drejtim të së mirës dhe bindjes ndaj Allahut, atëherë atij nuk i lejohet që ti pengojë ata. Kur disa nëna shohin se si vajzat e tyre të mira agjërojnë të hënave dhe të enjteve, apo ditët e bardha, nënat i ndalojnë ato. Ato madje mund ti dëmtojnë ato dhe të luten kundër tyre. Nëse ajo lutet kundër saj, ajo le ta dijë se lutja nuk i pranohet. Është e padrejtë që të lutesh kundër saj vetëm për shkak se ajo agjëron diçka që Allahu e ka ligjësuar. Allahu Azze ue Xhel nuk e pranon padrejtësinë.”
______________________________
1 6:21
2 9:67
3 65:2-3
Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (60 A)