Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë shtrirë rrënjë thellë në vendin tonë. Kjo shihet më së miri në investimet milionëshe dhe pasurimin e shpejt tw njerëzve të pushtetshëm. Shumë persona derisa më parë ishin fukarenj ata tashmë janë shndërruar në milionerë.
Ajo e cila i ka ndihmuar më së shumti atyre që të pasurohen shpejt, ka qenë dhe vazhdon të mbetet angazhimi dhe lidhja e tyre me politikën e çoroditur të pasluftës. Ushtrimi i pozitave të larta nëpër institucione lokale dhe qendrore ka bërë që ata duke keqpërdorur pozitat zyrtare ti kërkojnë të tjerëve para të majme për kryerjen e punëve në mënyrë jo zyrtare dhe të kundërligjshme.
Në vazhdën e shumë rasteve tashmë është edhe çështja e shitjes apo privatizimit të hotelit Grand. Agjencia e Privatizimit të Kosovës e kishte shitur atë në vitin 2006, por që më pas kishin nisur problemet dhe blerësit i ishte marrë muaj më parë pronësia. Menjëherë pas marrjes nga AKP në pronësi të hotelit Grand, kishin shpërthyer akuzat, ku biznesmeni Remzi Ejupi, akuzoi se shefi i AKP-së dhe sekserët e tij i kanë kërkuar miliona euro për të marr hotel Grandin.kohaislame