-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A po shiten makinat në Evropë?

Më të lexuarat

Shoqata europiane e prodhuesve të automobilave (ACEA) të martën deklaroi rritjen e numrit të makinave të shitura në 7,3 përqind, ndërsa vetëm në shkurt arriti në 924.440 makina.
 
 
Rritja e shitjeve të makinave në Spanjë, Itali dhe Britaninë e Madhe ka ndikuar në rritjen e numrit të makinave të regjistruara në Evropë 18 muaj radhazi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Shoqata europiane e prodhuesve të automobilave (ACEA) të martën deklaroi rritjen e numrit të makinave të shitura në 7,3 përqind, ndërsa vetëm në shkurt arriti në 924.440 makina. Kështu që numri i automobilave të regjistruara në Spanjë arrin në 26 përqind, në Itali 13 përqind dhe Britani 12 përqind.
 
Pavarësisht rimëkëmbjes së qëndrueshme të tregut të makinave në Evropë, numri i makinave të regjistruara nuk ka arritur nivelet që ishte para krizës.
 
Sa i përket markave, Volkswagen ka shënuar rritje të shitjes prej 11 përqind dhe tani mban 25 përqind të tregut. Fiat Chrysler dhe Renault gjithashtu kanë regjistruar rritjen dy shifrore, ndërsa PSA Peugeot mbeti në të njëjtin nivel. Prodhuesit premium të makinave BMW dhe Daimler gjithashtu kanë regjistruar rritje dyshifrore të shitjes dhe rritje pjesëmarrjes në treg.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit