0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A po planifikohen arrestime spektakulare të imamëve dhe biznismenëve në Maqedoni?

Më të lexuarat

Pushteti në Maqedoni për t’a defokusuar opinionin nga skandali i përgjimeve mundet që javëve të ardhshme të kryejnë operacione spektakulare ndaj disa imamëve dhe biznismenëve shqiptar në Maqedoni vlersojnë për ZHURNAL analistët politik.
Sipas tyre e gjithë kjo do të promovohej në media se këta persona kanë bashkëpunim me ekstremistët islamikë dhe bëjnë rekrutimin e shqiptarëve nga Maqedonia në organizatat terroriste në Siri e Irak.
 
Profesori universitar, Alajdin Demiri shprehet se pushteti mundohet që t’i kundërprigjet Zaevit në të gjitha format me qëllim që të ndëpres pëlcitjen e përbërjeve të bombave.
 
“Ashtu si kalon koha e shpërthimit të bombave të Zaevit, me të cilët krijohet përshtypje se pushteti nuk merret me ato, po krijon strategji për mbrojtje, fillimisht përmes mitingjeve, shoqatave, por nuk përjashtohet mundësia edhe për arrestime me qëllim për t’a defokusuar opinionin. Pushteti mundohet që t’i kundërprigjet Zaevit që të ndëpres pëlcitjen e përbërjeve të bombave.Që don të thotë se deri tani mohohet përbërja e bombave, dhe tentohet që Zaevi të gjykohet për falsifikime”, thotë Demiri duke sqaruar se pushteti është në panikë.
 
“Kam bindjen se përbërja e bombave të Zaevit është gjithnjë e më e vërtetë, pushteti është i frikësuar , ai e pengon edhe faktorin ndërkombëtar të intervenoj dhe e krijon bindjen se Zaevi dhe LSDM-ja është ajo që donë t’a shkatron Maqedoninë. Pushteti çuditërisht akuzon Zaevin se ky bënë paktë me shqiptarët për t’a destabilizuar dhe shkatruar Maqedoninë. Pushteti me këtë është në panik. Vetëm BDI në këtë rast është e anashkaluar dhe heshtë nga frika duke lutur Zotin që të mos publikoj materiale për funksionarët e kësaj partie. E gjithë kjo dëshmon se situata edhe më tej do të acarohet dhe Zaevi do t ë jetë i detyruar që të shpal gjithë arsenalin e vet që e ka”, ka deklaruar, profesori, Alajdin Demiri.
 
Ndryshe, analistët thonë se akuza ndaj të arrestuarve të mundshëm para opinionit do të ishte se bëhet fjalë për “vepër penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe se këto procese politike do të ishin të ngjajshme si me rastin “Monstër” ku u burgosën shqiptar të pafajshëm të cilët vuajnë dënimin edhe sot e kësaj dite.
 
Analistët janë të mendimit se ky operacion policor do të ndërmarrej kinse për të penguar rrezikun për sigurinë kombëtare, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit