1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A po i del harami Ajnishahe Halimit?

Më të lexuarat

Ishte viti 2009, kur Ajnshahe Halimi Halimi nga Skënderaj, ishte bërë promotore e mbylljes së xhamisë në Marinë të Skënderajt dhe “përzërjes” së hoxhës Kastroit Duka për në Shqipëri. Atje vepronte një fondacion anglez dhe si shkak i kësaj shumë familje mbeten pa ndihma. Sot po e njejta akuzohet për vjedhje dhe keqpërdorim të financave të lëvzijes Vetëvendosje, ku ajo shërben si kordinatore e degës.
Vetëvendosje ka reaguar ndaj Ajnishahe Halimit, duke i quajtur deklaratat se saj të pavërteta. 
Në një reagim përmes adresës elektronike, Vetëvedosje e ka akuzuar Halimin se ka keqëpërdor financat e kësaj partie dhe për këtë arsye është shkarkuar nga pozita e koordinatores në Skenderaj, për çka edhe kishte raportuar Indeksonline.
Ky është reagimi i plotë i kësaj lëvizje:
“Ajnishahe Halimi është shkarkuar nga detyra e Koordinatores për Qendrën e VETËVENDOSJE!-s në Skenderaj më 16 mars 2015, për shkak të keqpërdorimeve financiare të cilat i ka bërë gjatë kohës sa ka qenë koordinatore në atë qendër. Njëra nga keqpërdorimet e Ajnishahe Halimit, është bartja e zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në pronat e veta, duke marrë qiranë për këtë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, pa e njoftuar Sekretariatin për Financa. Prona formalisht është në emrin e vëllait të saj, Ekrem Shala.
Keqpërdorimet financiare në Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë të papranueshme dhe personat që bëjnë keqpërdorime sigurisht që duhet të bartin përgjegjësinë për një gjë të tillë. Sigurisht që ne e vlerësojmë znj. Halimi për guximin e saj gjatë aktivitetit në Skenderaj, por kjo në asnjë mënyrë nuk mund të shërbejë si amnisti për keqpërdorime financiare. Mungesën e gadishmërisë për t’u përballur me faktet mbi keqpërdorime financiare, znj. Halimi nuk bën ta kompenzojë me shpifje e të pavërteta.
Vendimi i kryesisë për shkarkim nga detyra e koordinatores znj. Halimi i është kumtuar përmes një takimi. Ajo aty ka kërkuar falje për deklarimet e saj të mëhershme dhe ka kërkuar nga kryesia që ta rishqyrtojë vendimin. Kryesia ka pranuar ta rishqyrtojë atë vendim duke kërkuar nga znj. Halimi që kërkesën ta dërgojë me shkrim. Gjë të cilën ajo nuk e ka bërë asnjëherë.
Në intervistat e dhëna sot në Kohën Ditore dhe gazetën ZËRI, Ajnishahe Halimi e demanton veten duke e përgënjeshtruar akuzën kryesore që vetë e ka ngritur më herët, se gjoja VETËVENDOSJE! e ka ftuar për “bisedë informative”. Në deklarimet e saj të datës 19 shkurt 2015 ajo kishte thënë se Dardan Molliqaj e kishte ftuar në një “bisedë informative” kurse në deklaratën e saj të sotshme në Koha Ditore, e mohon një gjë të tillë duke deklaruar: “Duhet të them se takimin që kam pasur me Dardan Molliqajn, Boiken Abazin e të tjerët nuk ka qenë i planifikuar. Por në bisedë e sipër, kam kërkuar një takim për çështje të zyrës, por Molliqaj më tha se nuk ka pasur mundësi të jetë në takim, por mund të takohemi më vonë”. Pra, një person i cili shpifë, sigurisht që shumë shpejt e përgënjeshtron vetveten, si në këtë rast”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit