11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A po fshihet e vërteta për Kumanovën?!

Më të lexuarat

A po e fshehin institucionet të vërtetën mbi rastin e Kumanovës?! Kjo është çështja kryesore për të cilën opinion vendas dhe ndërkombëtar pret përgjigje. Alsat M ka siguruar dokumentin nga burime te saj që pretendohet të jetë shkrese zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë me të cilën njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.

Kjo shkresë drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës hap shumë dilema. Ajo është dërguar me shenjën “shumë urgjente” dhe mban datën, 12 maj. Në këtë letër që pretendohet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë qëndrojnë emrat e 23 shtetasve të Kosovës nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë. Ajo që hap dilema është fakti se në këtë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.

Ja çka shkruan në letrën që pretendohet të jetë zyrtare e MPJ-së drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës:
“Ministria e punëve të jashtme e RM-së shpreh respektin e lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe ka nderin të ndajë me ju informacionin e Ministrisë së punëve të brendshme të RM-së, sipas së cilës, më 9 maj të vitit 2015, në stacionin policor në Kumanovë , për shkak të kryerjes se veprave penale në territorin e Maqedonisë, janë privuar nga liria shtetasit e Kosovës:
Fadil Elshani
Esat Kafixholu
Demë Shehu
Andi Krasniqi 
Muhamed Krasniqi 
Shefqet Avaci
Hajrush Avdija
Betim Kabashi
Genc Sefa
Landrit Rustemi
Beg Bajra
Fatmir Recica
Sevdail Miftari
Lirim Krasniqi
Bajram Elshani
Sami Ukshini 
Valdet Zeka
Mirsad Kerimi
Demë Shehu 
Sami Ukshini 
Mirsad Ndreca
Beg Rizaj dhe 
Ziadin Krasniqi”.
Në bazë të kësaj liste, rezulton se emrat e Sami Ukshinit dhe Dem Shehut përmenden nga dy herë si dhe Muhamed Krasniqi i cili ka dhënë edhe identitetin e tij të dytë, Andi Krasniqi që mbajnë të njëjtat të dhëna të lindjes dhe vendbanimit të tij.
Çfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn mbetet të përgjigjen institucionet e vendit të cilat i paraqitën si të vdekur gjatë aksionit policor në Kumanovë, së bashku me 8 persona të tjerë: Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Sami Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesela dhe Nusret Kaloshi. Këtë mbetet të dëshmojë ndonjë hetim i ri për rastin e Kumanovës nëse një gjë të tillë e kërkojnë autoritetet e Kosovës ose ato ndërkombëtare. Alsat-M
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit