Quhet Problemi i Petullave. Nëse i shohim njerëzit duke ngrënë petulla mendojmë, ‘Ata i pëlqejnë petullat. Le t’ju japim më shumë.’ Por nëse do të flasim me njerëzit, ata do të thonë të vërtetën, ‘Në fakt unë dua të ha më pak petulla, ndoshta një filxhan kafe do të ishte më mirë.’ Facebook është përshirë në këtë problem kohë më parë, duke thënë se ata mund të ofrojnë dhe kafe.
Mark Zuckerberg dhe kompania vazhdojnë të përballen me këtë problem. Por ky problem kalon përtej mureve virtuale të Facebook. Petullat janë kudo dhe janë të parezishtueshme. I njëjti realitet aplikohet dhe për teknologjinë që përdorim, makinat që ngasim dhe lojërat që luajmë. Sigurisht, ato na e bëjnë jetën më të thjeshtë dhe na japin dopaminën e momentit. Por përveç adrenalinës ne njohim dhe anën e tyre negative.
Le ta quajmë Testi i Petullës, 5 pyetje të thjeshta për kompaninë dhe produktin tuaj.
1. A e redukton kohën që njerëzit zakonisht shpenzojnë?
2. A i ndihmon njerëzit të lëvizin më shumë?
3. A është i mirë për ty dhe familjen/shoqërinë/komunitetin tënd?
4. A i bën njerëzit të ndihen mirë pasi e përdorin atë?
5. A përfitojnë njerëzit më shumë sa më shumë e përdorin atë?
Qëllimi i Testit të Petullave nuk është të ndryshoj mendimet e sipërmarrësve për diçka që njerëzit vërtet e pëlqejnë apo vdesin për të. Qëllimi është të na tregojë për pasojat afatgjata apo afatshkurtëra të asaj që po ndërtojmë. Testi i Petullave është më shumë një sfidë, një mundësi. Nëse mund të bëjmë produkte që ju shërbejnë njerëzve, e bëjnë mjedisin më të shëndetshëm dhe klientët më të lumtur atëherë ne po ndërtojmë diçka të parezistueshme.
Ndërtoni gjëra në mënyrë që njerëzit të përqafojnë ndryshimin sepse është më e lehtë, më shpejtë dhe më mirë. Bëni zgjedhjen e shëndetshme, zgjedhjen e lehtë.
Prandaj përpara se të krijoni diçka pyeteni veten: A po e bëni botën më të mirë? Apo thjesht po bëni petulla?