4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

A po bëhet Facebook gjenerator lajmesh?

Më të lexuarat

Kur Facebook e shtoi heshtegun vitin e kaluar, shenjë kjo që pak kush e përdor, shpresat që rrjeti social të heq dorë nga ai ishin të mëdha mirëpo secili që ka menduar kështu gaboi. Sipas gjitha gjasave Facebook ngul këmbë që ti përngjet gjithnjë e më shumë Twitterit dhe të zbatojë në praktikë ‘bashkëbisedimin real dhe kumtimin e menjëhershëm të lajmeve si dhe komunikimin instant me publikun’.

Tani Facebook ka shtuar edhe seksionin ‘Trending’ që ngrit në një shkallë të lartë çështjet për të cilat diskutohen nga miqt e juaj në cilën do kohë që për to bëhet fjalë dhe si shkruan Ëill Oremus një ndryshim i këtillë nuk është ndryshim i vogël.
Është ky një sinjal më i qartë se kompania është shumë serioze që kompania të shëndrrohet një destinacion lajmesh e jo në një hapësirë ku ju shkëmbeni fotografi e pamje me miqt e familjarët tuaj.

Sfidimi i Twitterit ishte më se i qartë që nga momenti kur Facebook publikoi informacionin për seksionin trending, produkt ky i dizajnuar që të nxjerrë në plan të parë bisedat interesante për temat interesante dhe lajmet me relevancë për njeriun.
Secila fushë shoqërohet me titulli i cili në pika të shkurtra shpjegon se cka është ‘trending’.
Ju klikone titullin dhe do të shfaqen komentet më interesante lidhur me atë temë, qoftë komenteve të miqve qoftë ato të faqeve që i preferoni.

Nëse mendojmë pak më shumë ky përshkrim që Facebook i bëri produktit të tij të ri është shumë i ngjashëm me atë që deri dje njihej si mision i rrjetit social Twitter.

Vendimet e kohëve të fundit të Facebook-ut kanë goditur rëndë bizneset e vogla dhe kanë hutuar shumë shfrytëzues të tij. Shumë prej jush sigurisht mendoni se ‘kurrë nuk do ta përdorni Facebook-un për ti lexuar lajmet’, por kjo në fakt është ajo që do të ndodhë në rast se nuk i drejtoheni direkt faqeve të medieve. Mundësia e vetme që t’i lexoni ato mbesin rrjetet sociale. E këto të fundit gjithnjë e më pak do ta preferojnë fotografinë dhe do të orientohen gjithnjë e më shumë në një komunikim direkt me audiencën, në interakcionin që audienca ka me informacionin e shkurtë e të shpejtë që një medium e plason në Facebook./infoGLOBI/K.V/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit